Prangoset një 43-vjeçar shqiptar në Greqi, kapet me kanabis, kokainë dhe armë

Prangoset një 43-vjeçar shqiptar në Greqi, kapet me kanabis, kokainë dhe armë

Foto ilustruese

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar dje në Greqi pasi policia e vendit fqinj e ka kapur në flagrancë me drogë dhe armë. Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Mediat greke raportojnë se pasi i është ushtruar kontroll në banesë shqiptarit i janë gjetur 2.1 kg marijuanë, 55 gram kokainë, 760 kapsula narkotike, 1 kallashnikov, 2 pistoleta, 4850 euro si dhe 2 peshore.

Dyshimet janë që ai mund të jetë pjesë e ndonjë grupi të organizuar kriminal, ndaj hetimet vijojnë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy