Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë irlandeze pas më shumë se 11 vitesh në arrati. Shqiptari i kërkuar për vrasje në qytetin e Manchesterit ishte fshehur për gati 11 vjet.
Mediat irlandeze njoftuan për arrestimin e Alfred Kurtit, 31 vjeç, i cili së bashku me disa shqiptarë të tjerë, në prill 2004 vranë në qytetin e Manchesterit, shtetasin britanik me origjinë indiane Bob Singh.
Teksa u arrestua nga skuadra irlandeze e ekstradimve, Kurti tha se ai nuk ishte personi që ata kërkonin dhe se ai quhej Albert Gjini. Gjatë seancës së parë të ekstradimit oficerët e policisë irlandeze i thanë policisë se, nga krahasimi i shenjave të gishtërinjve marrë nga policia e Manchesterit, rezulton se personi përpara gjykatës është Alfred Kurti.
Për këtë vrasje si bashkëautor u ektradua nga Italia në Angli dhe u dënua me 16 vite burg Emirjan Hysaj. Ndërsa Mariol Semaj do të dënohej me 12 vite. Të akuzuarit tjetër Artan Hysaj iu rrëzuan akuzat për vrasje në gjykatë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com