TIRANË - Nota mesatare 6 për të hyrë në universitet këtë vit nuk dot jetë vetëm për institucionet publike por edhe për ato private. Ky fakt është pohuar nga vetë Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e cila ka theksuar se në rastet kur maturantët apo kandidatët që do të konkurrojnë për në universitet nëse nuk plotësojnë këtë kriter nuk do të jenë pjesë e arsimit të lartë.

Mesatarja
Qeveria ende nuk ma marrë një vendim zyrtar për notën bazë të pranimit në universitete, por ministrja Nikolla herë pas here e ka shprehur publikisht se kjo notë do të jetë 6. “Kemi diskutuar me maturantët, nuk është përcaktuar por ndoshta mund të jetë nota mesatare 6. Do të jetë një notë mesatare për të gjithë sektorin, jo vetëm për publiket, dhe tek privatët të shkojnë nxënës nën këtë mesatare.