TIRANE- Masivizimi i universiteteve me të rinj është një proces që duhet të vazhdojë, por duhet të vendosen standarde për të rritur cilësinë e prurjeve të reja në auditorët e institucioneve të arsimit të lartë. Kjo ka qenë deklarata e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, i cili ka vlerësuar si draftin e reformës së arsimit të lartë që pritet të bëhet publik brenda javës së ardhshme, por edhe procesin e akreditimit i cili do të nisë në qershor. “Ka nevojë për reformim, unë personalisht mendoj se tipari i masivizimit nuk është tipar shqiptar, por është tipar evropian dhe botëror.
Duhet të vazhdojë por i kombinuar me standarde cilësore. Masivizim në hyrje, jo në dalje. E vlerësojmë dhe jemi optimistë që në fund të këtij procesi se arsimi i lartë shqiptarë do të dali më cilësor në kërkesat që publiku ose konsumatori ka ndaj këtij shërbimi” -u shpreh Dhori Kule, rektor i Universitetit të Tiranës.
Këto deklarata u bënë gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeve mes UT-së dhe Universitetit të Gjakovës, Fehmi Agani. Rektori i Universitetit të Gjakovës Bajram Nuraj tha se institucioni që ai drejton ka nevojë për stafin e pedagogëve shqiptarë, në tre ciklet e studimit që ofron pro edhe në fushën e kërkimit shkencor. “Nevoja emergjente është ndihma që do të na jepet në stafin akademikë dhe mundësimi i përgatitjes së kuadrove tona, të cilat janë në reduktim e sipër në studimet master dhe në studimet e doktoratës", u shpreh Bajram Nuraj, rektor i Universitetit të Gjakovës. Gjatë këtij aktiviteti, rektorit të Universitet Fehmi Agani i është dorëzuar në shenjë simbolike edhe stema e Universitetit të Tiranës.
Shkrimi u publikua sot (16.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com