Pranimet në universitet
kryeministri Rama:Cilësia në rritje

VLORË-Kryeministri i Shqipërisë, Rama ka zhvilluar gjatë kësaj të premteje një takim me studentët e Universitetit të Vlorës.

Rama është shprehur se Reforma në Arsimin e Lartë është një domosdoshmëri për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ai ka deklaruar se pranimet në universitete kanë një rritje të cilësisë. 

Kreu i qeverisë, ka shtuar gjithashtu se reformat që ka ndërmarrë kjo mazhorancë ka hasur kririka dhe debate, për shkak se këto janë reforma të vërteta.
 
''Reforma në arsimin e lartë është një domosdoshmëri për të ardhmen europiane të Shqipërisë.Këtë vit nga 291 programe në universtet publike, kemi një rritje të cilësisë së pranimeve në 56% të tyre. Reforma ka pasur debatet e veta sepse është e vërtetë. Kemi dëgjuar fjalën reformë për vite të tëra, por debatet kanë qenë të mbyllura në kornizën e veprimtarisë parlamentare, dhe nuk janë zgjeruar më tej sepse nuk kanë qenë reale. Reformat prekin çdo pjesë. Reformat janë shtyrë për nesër gjithmonë, dhe nuk janë bërë asnjëherë'',-u shpreh Rama.
 
Rama me studentët u shpreh se reformat nuk mund të shtyhen për më tej edhe pse kanë kosto.
 
''Natyrisht që reformat janë të dhimbshme dhe kanë kosto. Por a ka një mundësi tjetër?A mund të shtyhen për më shumë ? Nga shtyrja e tyre jo vetëm që nuk kemi marrë asgjë pozitive por kemi cënuar rëndë gjeneratën tjëtër'',-u shpreh Rama. 

VIDEO/Fjala e Kryeministrit Rama në Universitetin e Vlorës ( pjesa e 1 )


VIDEO/Fjala e Kryeministrit Rama në Universitetin e Vlorës ( pjesa e 2 )
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin