TIRANE-Specialistët e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë llogaritur pikët që kanë fituar të gjithë maturantët për secilën nga 10 preferencat e përzgjedhura në formularin A2. Pikë këto që përcaktojnë edhe degën se ku do të nisin studimet e larta.
Libri i Transparencës është bërë publik gjatë ditës së djeshme. Ai është i ndarë sipas rretheve dhe të hënën pritet të shkojë edhe nëpër drejtoritë arsimore përkatëse. Në të janë të publikuara 5 notat që kanë marrë të rinjtë gjatë provës së maturës shtetërore dhe më pas specialistët e MASH-it kanë bërë llogaritë, në bazë të koeficientëve të shkollës dhe të lëndës me zgjedhje se sa pikë kanë grumbulluar maturantët për secilën nga 10 preferencat që kanë shënuar në formularin A2. 10 preferencat që janë përzgjedhur nga të rinjtë në formularin A2, përkthen në degët që do të mund të shpallen fitues kandidatët për në shkollë të lartë. Gazeta po publikon sot pikët dhe notat për disa nga gjimnazet kryesore të Tiranës.
Duke pasur në dorë këtë libër, të rinjtë do të kenë mundësi të bëjnë edhe një llogari për degën se ku mund të klasifi kohen sipër vijës së kuqe të fituesve. Ndërkohë që sipas ministrisë së Arsimit dhe Shkencës fituesit zyrtar do të shpallen me datë 13 shtator, pasi do të priten edhe rezultatet e konkurseve të pranimit që do të zhvillohen në disa degë specifi ke. Sipas specialistëve të Agjencisë Kombëtare të Provimeve te libri i Transparencës, çdo kandidat maturant gjen të gjithë elementet përbërës të rezultateve të përfundimit të shkollës së mesme, mesataren e katër apo pesë viteve të shkollës së mesme, rezultatin e provimit të Letërsisë, Matematikës dhe dy provimeve të lëndëve me zgjedhje, preferencat e përzgjedhura prej tij në Formularin A2, për programet e studimit, që ofrojnë universitetet publike për vitin akademik 2012- 2013.
Ata shpjegojnë se për maturantët kandidatë të cilët ndër preferencat e zgjedhura kanë dhe programe studimi që parashikojnë zhvillimin e konkurseve, për këto programe në librin e transparencës nuk janë llogaritur pikët sepse ato përllogariten pas daljes së rezultateve të konkurseve. Pikërisht për këtë arsye në këtë libër mund të ketë kand8idatë, të cilët, ndonëse nuk janë mbetës kanë të shënuar zero pikë në disa prej preferencat e tyre, ndonëse i kanë përzgjedhur në A2. Konkurset e pranimit për degët që aplikojnë kritere të veçanta do të nisin në fund të gushtit, ndërsa aktualisht sekretaritë e këtyre fakulteteve qëndrojnë të hapura për të bërë regjistrimet e kandidatëve të interesuar. Por ata duhet ta kenë përzgjedhur më parë këtë preferencë tek A2.
(ek/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com