Pranimet te Magjistratura
Halimi: Të lehtësohen kriteret

Pranimet te Magjistratura<br />Halimi: Të lehtësohen kriteret
TIRANE - Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi kërkon lehtësimin e kritereve të kandidatëve që konkurojnë për gjyqtarë e prokurorë. Në mbledhjen e KLD-së, ministri informoi presidentin dhe anëtarët se në tryezën e tij ka mbërritur një peticion i studentëve të drejtësisë, që i konsiderojnë diskriminuese kriteret e pranimit në Magjistraturë.

"Ka arritur një peticion. Ka të bëjë me numrin e ulët të aplikantëve në shkollën e magjistraturës për shkak të vendosjes së disa kritereve që ata i konsiderojnë diskriminuese.

Disa kritere në një shkollë të magjistraturës për të cilin unë kam bindjen se përfaqësuesit e ministrisë së Drejtësisë, përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në bord, duhet ta marrin e ta rishikojnë në mënyrë urgjente në mënyrë që ato kritere, të cilat sipas studentevë që kanë nënshkruar peticionin duhen riparë, që kanë të bëjnë me mesataren dhe çështje të tjera, në mënyrë që rregullorja e Magjistraturës për aplikimin e numrit të jetë sa më liberal"- tha Halimi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G