TIRANË - Maturantët të cilët do të konkurrojnë këtë vit për të qenë pjesë e Universitetit të Sporteve duhet të përgatiten shumë mirë përsa i përket testimit dhe përgatitjeve fizike, pasi kjo pjesë do të ketë edhe peshën më të madhe të pikëve. Kështu pranimet këtë vit do të bëhen në bazë të formulës së re, ku 60 % të pikëve do t’i përkasin testimit dhe 40 % të tjerat do të jenë të mesatares së tre viteve të shkollës së mesme.
Vendimi
Universiteti i Sporteve në bazë të një vendimi që ka marrë gjatë ditëve të fundit ka përcaktuar edhe mënyrën se si do të pranojë studentët e tij. Sipas këtij vendimi, pranimi këtë vit nuk do të jetë në raportin 50% me 50% ashtu sikurse vitin e kaluar.
/Shqiptarja.com