Pranoi mandatin/ Piciri ironizon: Me rrogën time të paguhen ish-deputetët që ikën nga Parlamenti

Pranoi mandatin/ Piciri ironizon: Me rrogën time të paguhen ish-deputetët që ikën nga Parlamenti

Erion Piciri është një nga emrat e fundit nga lista shumëemërore e PD-së që ka marrë nga KQZ mandatit të deputetit për Tiranë.

Së fundmi Piciri me anë të një postimi në Facebook ka reaguar duke thënë se në të vërtetë ka pranuar të marrë mandatin por jo rrogën që i takon. Në reagimin e tij Piciri ka thënë se paratë e rrogës së tij do t'ia lë buxhetit të shtetit me të cilat do të paguhen ish-deputetët e larguar nga Kuvendi.

Kujtojmë se në fillim të prillit ish-deputetët e opozitës kërkuan marrjen e pagesave shtesë edhe pse nuk bëjnë më pjesë në Kuvend.

Reagimi i plotë i Picirit:

Përfshirja ime parlamentare do të jetë vullnetare!

Sot mora nga KQZ vendimin per hyrjen ne Kuvendin e Shqiperise. 

Me kete rast dua te falenderoj opozitaret e vertete, antikomunistet idealiste dhe ata qe me mbeshteten ne kete vendim dhe t’ju njoftoj se kontributi im modest, i ketij mandati i nxitjes se ndryshimit, do jete vullnetar. 

Nuk do pranoj te marr rrogen e deputetit. Keto para duhet te mbeten ne buxhetin e shtetit dhe te paguhen rrogat mujore te ish-deputeteve qe iken nga parlamenti dhe i kane kerkuar keto pagesa ekstra.

Kështu minohen edhe akuzat se opozitaret marrin nga dy paga per te njejtin vend deputeti. Nese kjo nuk eshte e mundur ligjerisht, rrogen do ta jap publikisht per bamiresi. 

Ne te njejten forme refuzoj cdo lloj perfitimi tjeter qe buron nga mandati i deputetit. Nuk e konsideroj veten deputet, por vetem nje intelektual, zedhenes publik ne parlament. 

Do vijoj me mesimdhenien sipas parashikimeve ligjore. Auditori nje kenaqesi, kuvendi nje sakrifice.

Prania ime ne parlament do jete ne seanca plenare, ushtrimi i nje mandati komunikimi, jo i nje mandati te mirefillte deputeti. Rrethanat politike nuk ma lejojne ta ushtroj plotesisht kete detyre. 

Nje e treta (35%) e popullit opozitar eshte per djegien e mandateve dhe qendrimi im politik do reflektoje ndjeshmerite e tyre, sikurse te mazhoritetit prej 65% te opozitareve qe kerkojne ruajtjen e frontit parlamentar dhe institucionalizmit shteteror. 

Te ndryshojme regjimin dhe te ruajme stabilitetin e vendit. Politike permes mendjes dhe fjales, jo permes dhunes dhe rremujes…



 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergji: 03/07/2019 11:21

    Bravo Erion trimi . je nje malsor i vertete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja