Pranoi të rikthehet, zbulon 6 kushtet që Zidan i vendosi Real Madrid

Pranoi të rikthehet, zbulon 6 kushtet që Zidan i vendosi Real Madrid

Zinedin Zidan

Zinedin Zidan të hënën u riemërua trajner I Real Madrid pas 9 muajsh, 8 ditësh dhe pas largimit të dy trajnerëve Julien Lopetegui dhe Santiago Solari. Për të bindur francezin për t’u rikthyer ka qenë shumë e vështirë përpresidentin Perez, i cili nga ana tjetër ka pranuar 6 kushte të Zidan:

1-    Kontrroll total. Zidan ka kërkuar të ketë dorë të lirë në merkato dhe kontroll absolut mbi lojtarët pa ndërhyrjen e asnjë pjestari tjetër.

2-    Për të lënë të lirë. Garreth Bale të jetë largimi i madh i merkatos së verës.

-      Edhe Karim Benzema mund të ketë të njëjtin fat si uellsinai

-      Zidan kërkon të ketë vetëm një portier ‘on-top’ dhe një mes Coutois dhe Navas do të largohet

3-    Marcelo dhe Isco. Dy lojtarët të lënë jashtë për një kohë të gjatë sipas Zidan do të jenë në qendër të projektit të tij.

4-    Neymar. Pas shumë thashethemesh dhe tantativash për ta shkëputur nga klubi i Paris SG, francezët tashmë mund të rrinë të qetë pas Zidan nuk e preferon brazilian. Ka thënë ‘jo’ për të.

5-    Zidan ka bërë të qarta edhe planet për James Rodriguez, i cili në fund të sezonit do të rikthehet te Real pas 2 sezonesh i huazuar te Bayern. Nese do të qëndrojë, sipas Zidan, për të do ketë vend vetëm në stol.

6-    Goditje të mëdha. Dëshira e vetme dhe e madhe në të njëjtën kohë e Zidan është Kylian Mbappe.

-         Alternativa tjetër për Zidan është Eden Hazard.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen