Ditën e sotme ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qëndror Zgjedhor Enada Koçiraj, një kandidate për deputete në radhët e LSI-së. Ajo është kandidatja e dhjetë në radhët e LSI-së që pranon mandatin e deputetes. Ajo është 24 vjeç dhe kryetare e LRI-së në Vlorë.

Koçiraj zëvëndëson ish-deputetin e LSI-së Shezai Rrokaj dhe do të marrë mandatin ditën e nesërme bashkë me Ralf Gjonin dhe Nimet Musain.

Me dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit, hidhet hapi kryesor i pranimit të mandatit që hoqën dorë deputetët e partisë së tij. Pas verifikimit të formularit, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, KQZ do t'i japë mandatin e deputetit për të bërë më tej betimin në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. 

Ndërkohë që në një fushatë të zgjedhjeve parlamentare të 2017 ajo thoshte se edhe pse e re në moshë, ishte e përgatitur për sfidat politike.

Jam kandidatja më e re e LSI-së në këto zgjedhje. Ka nga ata që e shohin me dyshim kandidimin tim për shkak të moshës, por ka edhe nga ata që janë entuziastë. Jam vërtetë e re, por e përgatitur për të gjitha sfidat politike, i jam mirënjohëse prindërve dhe familjes, por mbi të gjitha familjes sime politike Lëvizjes Socialiste për Integrim”, u shpreh Koçiraj.

VIDEO/Fjalimi i Enada Koçiraj në fushatën e 2017

Me dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit, hidhet hapi kryesor i pranimit të mandatit që hoqën dorë deputetët e partisë së tij. Pas verifikimit të formularit, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, KQZ do t'i japë mandatin e deputetit për të bërë më tej betimin në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. 

Deri tani në kuvend janë 93 deputetë. Ndërkohë që bashkë me Ralf Gjonin, Enada Koçirajn dhe Nimet Musain të cilët pritet të betohen seancën e së enjtes nëse do te marrin marrin nesër mandatin nga KQZ, nurmri i deputeteve do të shkojë në 96.

Tre nuk u dogjën që në fillim: 
1.    Lefter Koka
2.    Myslim Murrizi
3.    Rudina Hajdari

11 janë betuar:
1.    Ylli Shehu
2.    Aurora Mara
3.    Enver Roshi
4.    Edmond Rrushi
5.    Lefter Maliqi
6.    Alban Zeneli
7.    Ligoraq Karamelo
8.    Majlinda Halilaj
9.    Ediola Braha
10.    Edlira Hyseni
11.    Elda Hoti

Konfirmon mandatin në pritje: 
1. Ralf Gjoni 
2. Nimet Musaj
3. Enada Koçiraj

Deri më tani, bashkë me Enada Koçirajn, në Kuvendin e Shqipërisë opozita e re parlamentare pas dorëheqjes së PD-së, LSI-së dhe aleatëve të djathtë, shkon në 17 deputetë.

11 kandidatë janë betuar në dy seancat e shkuara, tre deputetë, Mylsim Murrizi, Lefter Koka dhe Rudina Hajdari nuk hoqën dorë nga mandati, ndërsa më herët kanë dorëzuar formularin në KQZ edhe Ralf Gjoni kandidati i LSI-së në qarkun e Tiranës dhe Nimet Musai kandidati tjetër i LSI pë qarkun Fier.

KQZ do të thërrasë të gjithë kandidatët në listat zgjedhore të PD dhe LSI në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, deri në shterimin e tyre. Nga momenti i njoftimit nga KQZ, kandidatët kanë 10 ditë kohë për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, nëse duan që të pranojnë mandatin. Në të kundërt, ata skualifikohen dhe thërritet i radhës. 

Ndërkohë ditën e nesërme KQZ pritet të shpallë të pavlefshme kandidaturat e atyre që nuk pranuan të merrnin mandatin e deputetit pas kalimit të afatit 10 ditor per dorezimin e formularin të vetëdeklarimit.

17 kandidatët që nuk kanë pranuar mandatin

Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, znj.Denisa Astrit Meçi  
 Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, znj.Oriona Izmir Kurtesi,
Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, znj.Orjeta Zef Shkambi
Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z.Agron Enver Duka,  
Partisë Demokratike, Qarku Vlorë, z.Dashamir Mehmet Tahiri   
Partisë Demokratike, Qarku Korçë, z.Andrea Nesti Mano
Partisë Demokratike, Qarku Lezhë, z.Preç Gjon Zogaj
Partisë Demokratike, Qarku Lezhë, znj.Enkelejda Mark Rica
Partisë Demokratike, Qarku Dibër, z.Edmon Xheladin Isaku
Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Korçë, z.Piro Leonidha Kapurani
 Partisë Demokratike, Qarku Durrës, znj.Dejana Enis Burgija, 
Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, z.Ardit Petrit Çela  
Partisë Demokratike, Qarku Korçë, znj.Soela Arian Myrtollari, 
Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Berat, znj.Rexhina Shkëlqim Limja
Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, znj. Rudina Jani Mita,
Partisë Demokratike, Qarku Fier, znj.Luljeta Kadri Sejko,
Partisë Demokratike, Qarku Fier, znj.Aurora Zoi Koroveshi