Me ardhjen e pranverës, shumë familje fillojnë të mendojnë për kopshtin, ballkonin apo oborrin e tyre. Është koha kur natyra zgjohet, lulet çelin dhe hapësirat e jashtme kthehen në vendet më të dashura për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë. Pikërisht në këtë moment, MEGATEK sjell një ofertë të plotë për të gjithë ata që duan ta kthejnë imagjinatën për kopshtin e tyre në realitet.

Nga lulet shumëngjyrëshe dhe bimët dekorative, tek vazot, veglat e kopshtit dhe mobiliet për ambientet e jashtme, në MEGATEK mund të gjendet një shumëllojshmëri e madhe produktesh që ndihmojnë në krijimin e një hapësire të gjelbër dhe relaksuese.

Një nga shërbimet që e bën eksperiencën e blerjes edhe më të veçantë është edhe mbjellja falas e luleve në vazo. Klientët mund të zgjedhin lulen dhe vazon që preferojnë, ndërsa stafi i specializuar i MEGATEK kujdeset për mbjelljen e tyre pa pagesë, duke e bërë gjithçka më të thjeshtë dhe më praktike për çdo vizitor.

Përveç gamës së pasur të produkteve për kopshtari, hipermarketi më i madh në rajon ofron edhe mijëra artikuj të tjerë për ambientet e jashtme dhe mirëmbajtjen e kopshtit. Nga korrëset e barit, tek humusi dhe ushqyesit për bimët, apo mobiliet për kopsht dhe veranda, çdo klient mund të gjejë zgjidhjen e duhur për nevojat e tij.

Ndër produktet që ofrohen këtë sezon janë edhe disa oferta tërheqëse si korrëse bari me çmim 8999 lekë, humus universal 699 lekë, si dhe set tavoline me 4 karrige vetëm 3999 lekë, ideale për të krijuar një kënd relaksi në oborr apo në kopsht.

Me mbi 10 mijë produkte për kopshtin, këshillim profesional dhe një shumëllojshmëri që i përshtatet çdo nevoje, MEGATEK mbetet një nga destinacionet kryesore për të gjithë ata që duan të përmirësojnë hapësirat e tyre të jashtme.

Sepse kur natyra zgjohet dhe pranvera fillon, një gjë është e sigurt:

Pranvera fillon në MEGATEK.

MEGATEK. Bëje mirë. Bëje vetë.