"PranverArt 6 - 2015? është edhe ekspozita e çelur së fundmi në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar, ekspozitë kjo e përbërë me vepra në pikturë dhe skulpturë nga 85 artistë të njohur nga vendi, dhe të bashkatdhetarëve tanë nga Kosova dhe Diaspora.
Shumë të ftuar dhe artdashës, ndoqën nga afër dhe vlerësuan punën e krijimtarisë së 85 artistëve pjesëmarrës në këtë ekspozitë.
Foto gjatë çeljes së ekspozitës PranverArt 6 - 2015?
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Melsi Labi, në fjalën e tij përshëndetëse pasi përgëzoi të gjithë artistët pjesëmarrës, u shpreh se, "në këtë ekspozitë shohim një serë pikturash dhe skulpturash, një korpus tëtërë shënjash përmes të cilave çdo artist flet".
"Kjo ekspozitë", shtoi Labi, "është tashmë një aktivitet i nisur si një e përvitëshme tradicionale, që ka zënë vend të përhershëm në kalendarin vjetor të veprimtarive kulturore të kryeqytetit, dhe këtë vit vjen si rezultat i një bashkëpunimi të vyer mes grupit organizator dhe Muzeut Historik Kombëtar".
Ekspozita "PranverArt 6 - 2015? do të vijojë të qëndrojë e hapur për të gjithë të apasionuarit pas pikturës dhe skulpturës deri më 2 prill 2005, çdo ditë në oraret 10:00 - 13:00 dhe 17:00 - 20:00./atsh/
/Shqiptarja.com