Prapaskenat/ Ambasada Amerikane thirri Fatmira Hajdarin dhe i komunikoi bllokimin e vizës, gjyqtarja gënjeu Vetingun

Prapaskenat/ Ambasada Amerikane thirri Fatmira Hajdarin dhe i komunikoi bllokimin e vizës, gjyqtarja gënjeu Vetingun

Gjyqtarja e Apelit në Tiranë, Fatmira Hajdari

TIRANË- Gjyqtarja e Apelit në Tiranë Fatmira Hajdari është shkarkuar nga detyra jo vetëm se nuk justifikonte me burime të ligjshme një pasuri me vlerë 946 mijë USD, por edhe për shkak se nuk arriti të kalonte testin e pastërtisë së figurës. Në vendimin për shkarkimin e gjyqtares thuhet se Fatmira Hajdari nuk ka arritur një nivel të besueshëm në kontrollin e figurës, pasi ka fshehur fakte e rrethana të ndodhura para plotësimit të formularit për pastërtinë e figurës. Konkretisht, gjyqtarja Hajdari nuk ka deklaruar në formularin për kontrollin e figurës faktin se Ambasada Amerikane në Tiranë i kishte revokuar vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me motivacionin se ishte në proces Vetingu.

Po si kanë ndodhur ngjarjet? Në datë 26 janar të vitit 2017, Fatmira Hajdarit i kanë telefonuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, duke i kërkuar që të paraqitej pranë kësaj ambasade. Në momentin që është paraqitur në Ambasadën e SHBA-së Tiranë, gjyqtares i është kërkuar të dorëzonte pasaportën. Po në këtë datë, nga verifikimet e kryera në organet ligjzbatuese, ka rezultuar se Fatmira Hajdari ishte njoftuar personalisht nga Konsullata e SHBA-së për revokimin e vizës për të udhëtuar në SHBA. Njoftimi ishte si vijon: “Ju bëjmë me dije se viza juaj është revokuar për arsye se jeni në proces Vettingu deri në përfundim të këtij procesi”.

Në datën 27 janar 2017, pra një ditë më pas, Fatmira Hajdari ka dorëzuar formularin e kontrollit të figurës. Në formularin e figurës të plotësuar dhe nënshkruar prej saj, zonja Hajdari ka deklaruar se nuk i është refuzuar hyrja në ndonjë shtet të NATO-s, ndërkohë që Konsullata e SHBA-së i kishte revokuar vizën. Komisioni i Vetingut i ka kërkuar shpjegime gjyqtares për këtë fakt. Gjyqtarja ka deklaruar se i qëndron përgjigjes së shënuar në formular, pasi sipas saj nuk ka pasur refuzim të vizës gjatë 10 viteve të fundit dhe asnjëherë nuk i është refuzuar hyrja në ndonjë nga shtetet e BE-së/ NATO.

Gjyqtarja ka deklaruar se revokimi i vizës amerikane është bërë pasi ka depozituar deklaratën për kontrollin e figurës dhe deri në ditën e dorëzimit të kësaj deklarate nuk ka pasur dijeni për këtë revokim. Por, faktet e mbledhura nga Komisioni i Vetingut kanë konfirmuar se Fatmira Hajdari është njoftuar për revokimin e vizës një ditë para se të dorëzonte formularin dhe e ka fshehur këtë fakt qëllimisht, duke qenë e vetëdijshme për pasojat, nëse do të zbulohej. Për rrjedhojë, shkarkimi i gjyqtares është motivuar jo vetëm për mosjustifikimin e pasurisë, por edhe për probleme me pastërtinë e figurës.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 13/08/2020 18:03

    Une nuk e di si e kane pranuar ne salle komisioni i vetingut kete monster te drejtesise. Pamje me provokuese nuk kam pare ndonjehere, vetulla me te shpifura, buzet me silicon, hajde gjyqtare hajde.

    Përgjigju
  • Paco: 13/08/2020 04:51

    Gjynof shume gjynof burri i ndershem fatmira.

    Përgjigju
  • vjosa: 13/08/2020 00:08

    TE GJITHE keta erdhen ne qeveri me pushtet per tu pasuruar e bere leke sepse ishin te gjithe me 2 e guzhine dhe pa llogari bankare ,,,kurse sot jane bere miliardere,,si te djathte e te majte........

    Përgjigju
  • A. N.: 12/08/2020 23:30

    Maksimumi do shkonte per pushime atje duke xhiruar ekonomine amerikane se per te fituar para e ka gjetur ameriken ne tirane prej 25 vitesh.

    Përgjigju
  • Staplerfahrer: 12/08/2020 22:29

    Ore mi jepni mua leket e ksaj e te dhj*fsha hameriken e eurropen

    Përgjigju
  • Bruno: 12/08/2020 22:08

    Pak e vlefshme. Pashaporta eshte prone shtetit shqipetare. Ambasada nuk mund dhe nuk ka nevoje ta kerkoje per te shpallur te pavlefshme vizen.

    Përgjigju
  • O tej: 12/08/2020 20:54

    A eshte bachell Hajdari kjo?

    Përgjigju
    • Çizmja: 12/08/2020 22:02

      Jo re cne bachell kjo kjo eshte topmodele

  • eri: 12/08/2020 20:49

    F*ck Hajdari Family all pigs like azem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…