470 mijë $ të pajustifikuara dhe fshehu refuzimin e vizës nga SHBA/ Shkarkohet nga detyra Fatmira Hajdari: E pritshme! Avokati: Do e apelojmë (VIDEO)

TIRANË- Shkarkohet nga detyra gjyqtarja Fatmira Hajdari! Në seancën e ditës së sotme, ku Hajdari ishte e pranishme, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit vendosi shkarkimin e saj nga detyra, për shkak se kishte fshehur që i ishte refuzuar viza amerikane dhe nuk justifikonte 470 mijë $. 

Për mikrofonin e Report Tv, ajo e komentoi këtë vendim të KPK-së me vetëm një fjali. "Ishte e pritshme", tha Hajdari, teksa avokati i saj, Maks Haxhia tha se do ta apelojnë vendimin. "Do ta apelojmë sigurisht", tha Haxhia në përfundim të seancës.

Çfarë ndodhi në seancën dëgjimore? Nga hetimi i thelluar i Komisionit të Vetingut rezultoi se gjyqtarja nuk justifikonte një pasuri me vlerë rreth 470 mijë dollarë. Komisioni i Vetingut e la të hapur mundësinë për ta ulur këtë shumë të pajustifikuar deri ditën e vendimit, nëse gjyqtarja sjell prova të reja për burimin e ligjshëm të parave të investuara në pasuri të paluajtshme.

Edhe Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar kishte paraqitur një raport, sipas të cilit gjyqtarja Fatmira Hajdari ishte e përshtatshme për të vijuar detyrën në drejtësi dhe se nuk kishte gjeruar asnjë indicie që mund të njolloste figurën e saj. Por, Komisioni i Vetingut ishte vënë në dijeni se Ambasada Amerikane në Tiranë i kishte anuluar vizën gjyqtares Hajdari, duke e ndaluar që të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këto kushte, Komisioni ka sinjalizuar DSIK-në, e cila ka ndryshuar raportin për pastërtinë e figurës për Fatmira Hajdarin. Në raportin e dytë, DSIK ka shënuar se gjyqtarja Hajdari nuk është e përshtatshme për të vijuar detyrën, pasi nuk ka deklaruar faktin e bllokimit të vizës.

Gjyqtarja Fatmira Hajdari dhe avokati i saj u mbrojtën duke thënë se, nuk kishte refuzim hyrje në SHBA, por thjeshtë një revokim të vizës deri në përfundimin e procesit të Vetingut dhe se kur ka plotësuar formularin për figurën, nuk e dinte se ia kishin anuluar vizën. Por, Komisioni i Vetingut theksoi se anulimi i vizitës, që do të thotë ndalim për të shkelur në Amerikë, është bërë para se zonja Hajdari të dorëzonte formularin.

Procesi i Vetigut të Fatmira Hajdarit është ndjekur nga vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs, i cili gjatë seancës dëgjimore shigjetoi dhe ironizoi më pyetje gjyqtaren, duke i vënë në pah paradokset e krijimit të pasurisë. Theo Jacobs është  vëzhguesi më famshëm ndërkombëtar në procesin e Vetingut. Prezenca e tij është kthyer në një makth për prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë. Ai është i ashpër, i prerë, i papërfolur asnjëherë dhe që lëshon pyetje ‘përvëluese’.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 18/06/2020 17:32

    ARREST,,ARREST,ARREST,,PER TE GJITHE KETA PLEHRA...

    Përgjigju
  • Sopoti: 18/06/2020 16:11

    Bo ca fytyne kjo na i shpifi futeni ne burg dhe sekustroja pasurine

    Përgjigju
  • Dollari: 18/06/2020 14:42

    Po $450K e vjedhura nuk Jane prove per te arrestuar Fatmiren per evasion fiskal ?!

    Përgjigju
  • Biçaku i Çeços: 18/06/2020 13:57

    Tak Tak Spak Spak! Ka njerez qe luftojn per buken e gojes, drejtesia do vihet or mik

    Përgjigju
    • O Ceci me bixhak: 18/06/2020 14:41

      Keta duhen rrjepur te gjalle qe te vihet drejtesia

  • Vicidoli: 18/06/2020 13:53

    Ty Hajdari Birisha te bani gjyqtare me prona e pare ti nuk mujte me mbrojt vedin qe i ke vu me djetse te bythes cka ka me ba Birisha?

    Përgjigju
  • Vicidoli: 18/06/2020 13:52

    Birisha te bani gjyqtare ty Hajdari ti nuk ke dit me mbrojt vedin dhe oasunine qe ke vu ne djersen e bythes cka ka me ba Birisha?

    Përgjigju
  • O tej: 18/06/2020 13:49

    Hajt ne te sateme shkofsh o vampire Hajdari o gjakpirese.

    Përgjigju
  • LORA: 18/06/2020 13:43

    Lajm i mire.

    Përgjigju
  • Dangellia: 18/06/2020 13:11

    Urime po fillon te pastrohet vendi....nje bajge me pak

    Përgjigju
  • A. N.: 18/06/2020 13:05

    Nqs ambasada amerikane do ti kishte dhene vize a do ishte hetuar zj Hajdari? Pse gjithmone duhet te presim te hetojne te tjeret dhe pastaj te fillojme te hetojme edhe ne?

    Përgjigju
  • bandilli: 18/06/2020 12:47

    Dhe avokatit qe i jane ngjitur breket ne bythe nga sikleti. Per avokatin 475 mije euro jane te justifikushme. Avokati dhe Klientja e tij jetokan dhe punokan ne Abu Dabi. O Maks dhe ata qe nuk kane mbrojtje do ti mbrosh o karabush??

    Përgjigju
  • kaltra: 18/06/2020 12:14

    Shkarkimi duhet të jetë vetëm fillimi ,këto fytyra të urryera të "drejtësisë" duhet të japin llogari për çdo qindarkë të marr me korrupsion .Pasuritë duhet t'ju sekuestrohen dhe të bëjnë edhe burg për çdo shkelje që kanë bërë.

    Përgjigju
  • Edi: 18/06/2020 11:36

    Ahahahaha po normal e pritshme

    Përgjigju
  • Qytetar: 18/06/2020 11:32

    Sh mire se e shkarkuan, por Rudinen s duhet ta ngaterrojme me kete pune ajo eshte vajze me pasion dhe gjak shqiptari qe deshiron te jap kontribut sado modest.., Mos lini gjykates te korruptuar i zhfukni dhe hetoni, nuk e kuptoj pse Shpresa Becaj nuk po e shkarkoni por e shtyt dy here gjyqin kur dihet ajo eshte kreu i korrupsionit te larte.

    Përgjigju
  • tosi: 18/06/2020 11:26

    Shume shpejt do shpallen dhe rezultatet e vetingut qe leshelija eshte duke bere brenda leshitlikes. Kryetare e komisionit te vetingut eshte Klajda surrattepsija. Thone se deri tani nuk kane kaluar vetingun Nafije dybeku i leshitlikes, per pasuri maramendese brenda dhe jashte vendit te pajustifikuara, Kejdi dhembcakallja nuk ka arsimin e larte dhe mesataren e gjimnazit e ka 5 si dhe nuk gezon mbeshteje publike se eshte vajza e supermashtruesit ordiner te qytetareve te Fierit me banesat e blere ne palletet e tij ne ndertim.po ashtu nuk ka kaluar vetingun as Nora bythderrja gjithllog'ja per mbeshtetje shume te dobet publike, vazhdon vetingu,,,,

    Përgjigju
  • Populli: 18/06/2020 11:22

    Kjo baxhelle e percudnuar nga botoxi eshte turpi i Drejtesise,kjo imorale femer dhe kryehajdute,kjo injorante qe nuk di te lidhe dy fjale,te punosh ne Drejtesi e te paraqitesh me dy avokate tregon totalisht injorancen dhe paaftesine tende qe ke 30 vjet qe shet drejtesine me leke,mallkimin pac per 7 breza.

    Përgjigju
  • Tuku: 18/06/2020 11:17

    Pupu ca Femre! Vetem botox,vetullat si bunder.. vetem dashnore kushedi sa e shkelin.. ja kjo eshte pishtarja e "Demokracise".ptuuu rrace bundrash.. hajduta me leket e popullit.. ketyre ti futet Ofl e leshit..

    Përgjigju
    • A. N.: 18/06/2020 13:08

      Per Vangjush Dakon s'besoj qe po presin te botoxohet meqe edhe atij ambasada amerikane i ka bere ekspuls.

  • Qytetari i indinjuar: 18/06/2020 10:58

    Jo vetem te shkarkohet por tu sekuestrohet pasuria e vjedhur ne menyren me te shemtuar duke shitur Drejtesine,nuk me intereson fare burgu per keta monstra e sharlatane por vetem gjeja e vjedhur ti sekuestrohet.

    Përgjigju
  • Brezi i djegur: 18/06/2020 10:46

    Aferim, mos i gezofshi leket e gjakut ishalla i bofshi ilace mor pisa njerez. Plehra qe dhjamoseni duke shit drejtesine.. Ti je per burg

    Përgjigju
  • Toma: 18/06/2020 10:44

    Do ti sekustrohet pasuria ????????????Apo kush eshte i lidhur me politikanet nuk i sekustrohet ...

    Përgjigju
  • Fotaq: 18/06/2020 10:41

    Uaaaa iku Mami me vetting sa mire. Kjo as shkollen e mesme se kishte. Po Rudina cfare do beje tani? Po Rudina ke cfare lekesh e ka bere shkollen ne Amerike?

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 18/06/2020 10:38

    E pra nuk beri efekt as aftesia "kozmike" e avokatmakshaxhis qe i kullojne milionat € @ $ ne pallatin e ri te drejtesise...

    Përgjigju
  • populli: 18/06/2020 10:35

    Po si nuk ju vjen zor qe nje kepucare e quani gjykatese.. Po keto jane fytyra e qeverisjes se ketyre 30 viteve..

    Përgjigju
  • Ela: 18/06/2020 10:34

    nje drit ne fund te tunelit,zoti mbroft femijet e shqiptareve fisnik dhe dinjitoz

    Përgjigju
  • plugu: 18/06/2020 10:33

    Babezia e gjyqtareve nuk ka kufi, ndonse kishte gllaberuar para qe as vete nuk i di se ku i ka fshehur, nuk e ndjente te moralshme dhenien e doreheqjes qe ne fillim per te mos krijuar urejtje publike ndaj vehtes dhe femijeve te saj, paaftesia si gjyqtare ariti kulmin kur vete ne kete proces me dy avokate mbrojtes, te cilet kane detyrim ndaj saj, pasi korrupsioni i gjyqtareve behet nepermjet avoketerve. Qe te vihet ne vend drejtesia dhe te veja haka tek i zoti duhet te sekuestrohet pjesa e padeklaruar vetem keshtu behet shteti demokratik dhe ligjor.

    Përgjigju
  • Babloku: 18/06/2020 10:26

    Nese akti u shkarkimit nuk vijohet me aktin e sekuestrimit te ketyre pasurive, atehere ky proces ka vlere tejet te diakutueshme. Mua me ben pershtypje se si ka mundesi qe media nuk shkruan fare rreth kesaj dukurie. Nuk mund te kete drejtesi te plote nese ketyre krimineleve me pekt pushtetar nuk i merret ajo qe kane vjedhur gjate ketyre viteve.

    Përgjigju
  • saimiri: 18/06/2020 10:25

    Mos u mjaftoni me shkarkimin. Sekuestrojani te gjithe pasurine se eshte e djersa e popullit. Mos i leni asgje, hiqjani breket se edhe ato i ka blere ne Milano 3000 EURO. Kjo eshte bajga e gjyqesorit shqiptar!!!!

    Përgjigju
  • Realisti: 18/06/2020 10:25

    Ne burg edhe ate kryehorrin Maks Haxhia qe megjithese eshte i ndergjegjshem qe eshte pasuri e vene me vjedhje, me korrupsion, me mashtrime, me kontrabande edhe nga kryehorri Azem Hajdari kerkon qe te ankimohet vendimi, shpresojme qe ketu po rilind drejtesia shqiptarje por qepesja e lekureve e ka siguruar jeten e vet, te femijeve dhe te niprave dhe mbesave dhe disa breza me tej.

    Përgjigju
  • raul: 18/06/2020 10:25

    me ne fund kepucarja e fasonerise se Librazhdit me arsim 8 vjecar qe sala e beri gjykatese e kurs tremujor u largua nga sistemi i drejtesise me thesin e mbushur me 500 mije dollare te pajustifikuar, dhe me nje pallat 10 katesh te pajustifikuar dhe me nje pallat 5 katesh ne rerene velipoje te pajustifikuar. shyqur qe nuk do ja shohim me surratin kesaj gjykatese me vetullat me te shpifura ne planet,,,,

    Përgjigju
  • WTF: 18/06/2020 10:22

    Mire thote Rama, shikojani fytyren dhe ajo flet vete. Fytyra e kesaj pasqyron shpirtin e zi qe ka.

    Përgjigju
  • Ehhuuu: 18/06/2020 10:18

    Po prandaj i dha dhe vajza doreheqjen.

    Përgjigju
    • ela: 18/06/2020 10:41

      shif kur te largohet nga shqiperia sepse ajo prandaj erdhi (Te ndihmonte familjen per te ruajtur pasurine)nepermjet te njohureve te saj u dergua ne shqiperi dhe u perkrah nga Amerika,nuk beri asgje as per listat e hapura dhe as per pragun elektorial te tjerat jane nul.lere se cthone por Rama do ta dorezoj vete pushtetin por kerkon nje zvendesues sepse e di qe Luli eshte Nul,moniken dhe Ilirin i urrrrrrrrejne

  • www.youngtribune.com: 18/06/2020 10:14

    E pritshme ishte dhe per popullin. Ne kaq pak vjet ne ate sistem te kalbur drejtesie jane pasuruar me shuma marramendese dhe akoma vazhdojne e tentojne te rrine. Personalisht mu ka bere qejfi per kete person te largohej ku e para qe stononte ne aspektin moral ishte aparenca e kesaj individeje qe te lente shume per te deshiruar. Presim rezultate te tilla dhe ne vazhdim.

    Përgjigju
  • bobooo: 18/06/2020 10:12

    si orangotang

    Përgjigju
  • Thanoja: 18/06/2020 10:09

    Po pse ca priste kjo. Me tere ato zullume kjo eshte me e pakta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës