Këngëtari i baladave Erik Lloshi është duke xhiruar klipin e tij më të fundit "Më ndiq në faj".

Ashtu siç kishte deklaruar edhe në studion e "Pink Report", Lloshi duket se i është future punës për realizimin e klipit.

Në këtë foto shohim se ai dhe banda e tij janë duke u relaksuar disa çaste pas përfundimit të një prej sekuencave të klipit.

Këngëtari i "Ajo është ajo" këtë radhë do të sjellë me një këngë rrok, e cila i kushtohet një dashurie të humbur.

(xh.k/shqiptarja.com)