Trofeu i Kupës së Botës që Lionel Messi mbajti në dorë gjatë festës së Argjentinës për suksesin në Katar ishte i rremë. Gjithçka e tregon një çift argjentinas për "Clarin", me këta të fundit që shpjegojnë se kishin një trofe dhe ia dhanë Paredes për një autograf.
“Pas penalltisë së fundit ne nxorëm këtë trofe dhe nisëm të festonim. Në një moment një i afërm i Paredes u afrua dhe ne e thirrëm. Ne deshëm që Leandro të firmoste trofeun për ne", thanë fillimisht Paula Zuzulish dhe Manuel Zarto.
Në këtë mënyrë Kupa u zhvendos nga tribuna dhe përfundoi në duart e lojtarëve të Argjentinës, teksa për afro 45 minuta festa ishte me këtë trofe të rremë. Edhe fotoja e Lionel Messit që u pëlqye nga 75 milionë njerëz në instagram është me trofeun e rremë.
"Para Botërorit ne kontaktuam njerëz që bënin trofe, iu desh 6 muaj që ta bënin. Ka të njëjtën peshë si origjinali, është i mbushur me kuarc brenda dhe është lyer me ngjyrë të artë rrotull. Ka disa detaje, shenja dhe relieve që nuk janë të ngjashme, por diferenca është minimale”, shpjeguan pronarët e trofeut.
Trofeu përfundoi në duart e lojtarëve për rreth 45 minuta dhe në fund ishte Lautaro Martinez ai që ua ktheu përsëri pronarëve legjitim.
“Edhe stafi i FIFA-s erdhi që të konfirmonte se nuk ishte trofeu origjinal”, thanë të zotët e trofeut.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
13.6%
-
Jo
78.1%
-
Nuk e di
8.3%
Vota total: 302
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëmtohet Lionel Messi, nuk përfshihet në listën e Argjentinës: Doja shumë të luaja, trishtim
18 Mars, 15:52
-
VIDEO/ Lionel Messi rikthehet me gol nga dëmtimi, Inter Miami në çerekfinalet e Champions Cup
14 Mars, 12:34
-
Argjentinë/ Protesta të dhunshme kundër politikave ekonomike të qeverisë, pensionistë dhe tifozë përplasen me policinë
13 Mars, 13:41
-
VIDEO/ I njëjti gjyqtar, standarde të dyfishta! Marciniak s'i anuloi golin Messit, por e bëri me Alvarez
13 Mars, 10:50
-
VIDEO/ Vdekja e Maradonës, prokurori tregon foton e rëndë! Nis gjyqi në Argjentinë, shtatë persona të akuzuar
12 Mars, 11:12
-
Më shumë shanse për Shqipërinë dhe Kosovën, Botërori 2030 luhet me 64 skuadra
7 Mars, 13:50
-
Rikthehet Totti: Sa Topa të Artë do kishte fituar Messi po të luante 25 vite te Roma?
5 Mars, 16:01
-
VIDEO/ Lionel Messi i përgjigjet Cristiano Ronaldos me një supergol, Inter Miami kalon fazën në Champions Cup
26 Shkurt, 11:19
-
VIDEO/ Lionel Messi si asnjëherë më parë, bën sherr me gjyqtarin e ndeshjes dhe ndëshkohet me karton
25 Shkurt, 16:07
-
VIDEO/ U luajt në temperaturën -17 gradë, Lionel Messi i jep fitoren Inter Miamit
20 Shkurt, 11:08
-
Temperatura deri në -24 gradë dhe stuhi bore, shtyhet ndeshja e parë zyrtare e Lionel Messit në SHBA
18 Shkurt, 15:37
-
Humbja në tre finale radhazi me Argjentinën, Di Maria: Ende vijoj të marr mjekime
18 Shkurt, 15:02