Prapaskenat, ja pse dha dorëheqjen prokurori Petrit Fusha

Prapaskenat, ja pse dha dorëheqjen prokurori Petrit Fusha

Petrit Fusha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari, më 4 prill të këtij viti, ka vendosur që të ndërpresë procesin e Vetingut për prokurorin pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Petrit Fusha, më parë kreu i Prokurorisë së Tiranës. Kjo vendimmarrje erdhi si pasojë e vendimit të Fushës për të dhënë dorëheqjen nga detyra.

Në njoftimin e dorëheqjes, Petrit Fusha shprehej se “Pas 32 viteve pune në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë. Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta”. Po cila është arsyeja reale dhe në ç’rrethana e ka dhënë dorëheqjen ish-kryeprokurori i Tiranës? Petrit Fusha i ka dhënë dorëheqjen një ditë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka dërguar rezultatet e verifikimit si dhe ka kaluar barrën e provës për të provuar të kundërtën e konstatimeve të KPK. Konkretisht, KPK i ka dërguar rezultatet e verifikimit më datë 27 shkurt të 2019, ndërsa Petrit Fusha ka paraqitur dorëheqjen në datën 27 shkurt të 2019.

Në vendimin e KPK nuk jepen detaje se për çfarë konstatimesh bëhet fjalë, për të cilat subjektit i ka kaluar barra e provës dhe as për cilat kritere, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës, aftësive profesionale, apo për të tre kriteret bashkë. Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, Komisioni Publik i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të shkarkojë nga detyra drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prelën. Zonja Prela u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 4 mars të këtij viti. Vendimi u zbardh në datën 27 mars. Brenda afatit të parashikuar në ligj, Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK, duke vënë në lëvizje Kolegjin e Apelimit.

“Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Donika Prela, magjistrate/prokurore, drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, znj. Donika Prela, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë. Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Donika Prela”, thuhet në njoftim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 11/04/2019 10:28

    Titulli i artikullit eshte per prapaskenat, por ne shkrim nuk permendet asnje prapaskene dhe gjithcka lihet ne mister. Ne fakt nuk ka asnje mister ne kete histori. Te gjithe ata qe punojne dhe merren me drejtesine e dine se Petrit Fusha eshte nje nga personat me te korruptuar te (pa) drejtesise se vjeter shqiptare,i majmur ne prona dhe miliarda duke filluar nga ajo qe e dine te gjithe si kompleksi Mai Tai e plot te tjera te fshehura. Petrit Fusha ka dhene doreheqje ne marreveshje me qeverine e sotme te ciles i ka sherbyer si vegel e verber duke ju mbyllur dosje korrupsioni dhe abuzimi skandaloz, me qellim per te mos u hetuar dhe ndershkuar per cfare ka bere, pra qe te vazhdoje ti gezoje dhe trashegoje i qete miliardat dhe pronat e perfituara prej pislleqeve dhe maskaralleqeve tridhjetevjecare si prokuror.

    Përgjigju
  • Katarakti: 11/04/2019 10:11

    Urime shoku mosfillimi i proçedimit penal, tu shtofshin ditet jasht bunkerit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…