Prapaskenat/Lufta në PD për
të rrëzuar Lulzim Bashën

Prapaskenat/Lufta në PD për<br />të rrëzuar Lulzim Bashën
TIRANE-Në Partinë Demokratike nuk është duke u zhvilluar vetëm beteja kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Brenda saj ka edhe një tjetër betejë të ashpër mes drejtuesve të vet, që rrezikon seriozisht postin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

Dhe beteja është duke u bërë në bazë, aty ku PD duket e shpartalluar.

Kjo, edhe me ndihmën e vet drejtuesve të PD-së.

Kështu, në disa zona, si Vlorë, Himarë, Delvinë, Përmet, Pogradec, Durrës etj, janë hequr nga drejtimi i PD-së njerëzit e Bashës, me urdhër të Flamur Nokës e Arben Ristanit, për të vendosur njerëzit e tyre.

Basha, i vënë në dijeni për këtë gjë, ndihet i pafuqishëm dhe i frikësuar për të reaguar, pasi mendon se pas këtyre lëvizjeve kundër tij, qendron Sali Berisha.

Ndaj dhe Arben Ristani, Flamur Noka, Ben Qiriako dhe një sërë figurash nga “garda e vjetër” që qendrojnë në prapaskenë, kanë marrë në dorë situatën.

Gjithë beteja është duke u bërë për kryetarin e ardhshëm të PD-së, pasi në rast të humbjes së zgjedhjeve të qershorit, “garda e vjetër” do të kërkojë largimin e Bashës.

Dhe Berisha këtë radhë do ta ketë të vështirë ta mbrojë.

Si pauses i tij shihet Bujar Nishani.

Basha për të parandaluar konkurrencën e Nishanin për kreun e PD-së, tha në emisionin “Opinion”, se PD do të mbështesë kandidaturën e Nishanit për një mandat të dytë në Presidencë.

Por, kjo gjë ka shumë pak mundësi të ndodhë, duke parë përplasjet e Nishanit me mazhorancën e majtë.

Dhe sinjalin e parë e dha Ilir Meta, që deklaroi se nuk ka asnjë detyrim ndaj Bashës dhe PD-së, për të mbështetur kandidaturën e Nishanit për një mandat të dytë.

Ndaj tani Basha duhet të bëjë llogaritë brenda partisë se si të reagojë, përpara se të jetë tepër vonë për të dhe ta shohë veten vartës të Nishanit!/Tema

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik