Igli Tare disa javë më parë njoftoi largimin nga Lazio. Pas 18 vitesh dhe një karrierë si futbollist, shqiptari shkëlqeu në rolin e drejtorit sportiv. Pas largimit nga klubi kryeqytetas, Tare është konisderuar si zëvendësuesi i Maldinit te Milani, kjo sipas "Il Messaggero".
Igli Tare është konsideruar nga pronarët e Milani-t si pasuesi ideal i dyshes Maldini-Massara. Deri më tani nuk është mësuar asgjë më shumë mbi këtë prapaskenë.
“Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se Igli Tare nuk përjashton mundësinë e vazhdimit të karrierës në Gjermani. Shqiptari ka kontakte të shumta në vendin në fjalë ku ka luajtur për disa vite me formacione si Karlsruher SC, Fortuna Düsseldorf dhe FC Kaiserslautern.