Një situatë e tensionuar ishte parë në Samitin e NATO-s që u mbajt gjatë vitit të kaluar, mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviç. Kamerat kishin kapur momentin kur Trump e kishte shtyrë Markoviçin ndërsa ecnin në një korridor në vendin ku po mbahej samiti në fjalë.
E për këtë moment dhe për atë se çfarë kishte ndodhur më tej, tregon në librin e saj ish-asistentja në Shtëpinë e Bardhë, Omarosa Newman. Ajo thotë se pas asaj që kishte parë në Televizion e kishte pyetur Trumpin se pse ka bërë një sjellje të tillë.
“E kam pyetur. U tregove pak agresiv, pse e bëre atë?”, shkruan Newman në librin e saj.
“Oh, ai është i çmendur, ai është një ku*** e dështuar”, ka cituar t’i ketë thënë Trumpi.
Libri në fjalë është promovuar gjatë ditës së djeshme, ndërkaq flet për periudhën përderisa Newman ishte në administratën e Trumpit. Kujtojmë se Trumpi ndezi edhe më shumë polemikat kur tha se Mali i Zi mund të jetë shkaktar për fillimin e luftës së tretë botërore.