Prapaskenat, PDIU nis tratativat 
me Ramën për bashkëpunim

Prapaskenat, PDIU nis tratativat <br />me Ramën për bashkëpunim
PDIU ka hyrë në tratativa me Partinë Socialiste për të kaluar në mazhorancë. Duket se partia e çameve te Idrizit, PDIU, po kalon plotësisht ne kampin e mazhorances se majte.

Burime të besueshme bëjnë me dije se çamët po negociojnë me shumicën në pushtet për ndarjen e posteve të niveleve të dyta. Konkretizimi i një bashkëqeverisje mes PDIU-se së Shpetim Idrizit dhe të majtës në pushtet , do të bëjnë që për herë të parë në Shqipëri, të jenë në të njëjtin ekzekutiv dhe koalicion, grekët dhe çamët.

Lëvizjes së re të Idrizit drejt të majtës, i parapriu vota e çamëve për ndarjen territoriale në fund të korrikut. Kjo ishte edhe hera e parë ku Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet dha votat e saj për shumicën parlamentare. Pas kësaj, pritet që ndërmjet PDIU-së dhe mazhorancës të bëhet bashkëpunimi edhe për reformën e Kodit Zgjedhor e cila do të pasojë ndarjen territoriale.

Kësisoj ndërmjet Idrizit dhe Ramës duket se ka nisur edhe bashkëbisedimi për ndarjen e posteve të dyta në ekzekutiv të cilat lidhen me drejtori rajonale dhe të përgjithshme. Krahas kësaj bashkëpunimi ndërmjet tyre pritet që të shkoi edhe në një marrëveshje parazgjedhore ndërmjet tyre. Kjo pasi PDIU ka aspiratat e saj për disa bashki në vend ku një ndër këto është edhe Konispoli i cili me ndarjen e re territoriale është bërë njësi më vete administrative.

Kësisoj, nëse tratativat ndërmjet Idrizit dhe Ramës shkojnë mirë, atëherë mazhoranca do të ketë 90 deputet duke krijuar në këtë mënyrë një supermazhorancë edhe më të madhe se sa ajo e tanishmja me 85 vota.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore