Teatri i sherrit që ka shpërthyer mes Pd-së dhe segmenteve të tjera të opozitës ka vetëm një adrësë; bashkinë e Tiranës.
Betejë, që ka më shumë se tre ambicje nga ana përballë Partisë Socialiste. i përi që duket se vjen si kandidat është Arlind Qori, i cili ka investuar shumë duke sulmuar e lincuar rivalët e mundshëm. i dyti dhe tjeri që gjithashtu është në nivelin e Qorit është Florian Binaj, kandidati që Sali Berisha nuk resht ta qujë si kandidat civil, kur në të vërtetë është pjesë e oborrit bretëror të familjes.
Kandidati i tretë, i cili pritet të jetë më i bujshmi është ai i Islamit politik, i cili nga ana organizative dhe superstrukturore është më i përgatitur nga palët.
Ka në fakt kohë që duke përdorur panelet, po fryhet tashmë kandidati i kësaj rryme që kërkon të hyjë në politikë nga dritarje siç ka ndodhur me protestën e flamingove, apo me atë të pjesë së dytë të dhunës, ku ka financuar e organizuar grupet e tifozave, duke hedhur gurin e molotovin e fshehur dorën.
Sali Berisha, në të gjithë këtë mjedis është një viktimë në kuptimin e plotë të fjalës, pasi realisht nuk ka në kontroll asgjë. Edhe pse mund të ketë pasur apo ka segmente detashmentësh piromanësh, madje edhe të famshëm që njihen në showbiz.
PD nuk e ka luajtur këtë ruletë ruse, edhe pse mund të ketë pasur dëshirë, apo edhe mundësi. Grupet nga Kosova dhe Tetova i ka luajtur grupi i tretë, i cili po bëhet gati të hyjë në politikë si një zhurmë popullore, kur në fakt është grupimi më antipopullor në Shqipëri.
Sali Berisha sulmoi Arlind Qorin e Agron Shehajn, por kurseu pjesën më të frikshme të protestive të dhunshme. Ata që kanë paguar grupet ekstremiste të tifozëve apo edhe trajnuar disa nga detashmentet e dhunshme. Sali Berisha e di mirë se kush janë ata, siç e di edhe Edi Rama e të tjerët. Islami politik është pjesa më e dukshme që nga flamingot e deri tek dhuna. Madje po nxjerrin edhe liderin(lideren) e protestës për ta bërë gati si një kandidate konsensuale për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshme. Por për këtë nuk flet kush. Në fakt ky është zhvillimi më i rëndësishëm, qoftë Arlind Qori, qoftë kushdo që të jetë kandidati i PD-së niset nga një marzh i dobët.
Ndaj teatri i Berishës për gjoja të marrë kontrollin e protestës duket si një hapje rrugë ndaj “kandidates konsensuale” që vjen nga Lindja, si një student ekselente./TemA










Komente
Komento