Pr/Buxheti 2021, Denaj: 120.6 mld lekë investime publike, 6 mld për pandeminë! Angjeli: Më shumë vëmendje për turizmin e bujqësinë

Shpenzimet e parashikuara ne buxhetin e 2021, në vitin që vjen do të rriten me 8.1 miliardë lekë, duke marrë përsipër të mbulojë nevojat e pandemisë, investimet e shtuara si edhe garantimin e nismave për rritje pagash. Në total shpenzimet për 2021 janë parashikuar në nivelin e 587.6 miliardë lekë nga 579.5 miliardë lekë që janë parashikuar këtë vit.

“Investimet Publike për vitin 2021 janë planifikuar në masën 7.2% e PBB ose 120.6 miliardë lekë duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 28 miliardë lekë. -Kjo shifër është dukshëm më e lartë se vlera prej 87.8 miliardë lekë e parashikuar në Aktin Normativ të buxhetit të vitit 2020”, u shpreh Denaj në Komisionin e Ekonomisë.

Denaj tha se një pjesë e konsiderueshme e fondeve do të shkojnë edhe për financimin e nevojave të pandemisë. Por në këto shpenzime nuk parashikohet një situatë emergjente e pandemisë.

“Për vitin 2021, kostoja totale e prioriteteve për përballimin e pandemisë COVID-19 që do të financohet nga buxheti është rreth 6 miliardë lekë, ku përfshihet dhe kosto e parashikuar për vaksinën anti-COVID (COVAX), dhe do të garantojë një menaxhim sa më të mirë dhe efikas të pandemisë COVID 19, nëse ne do të jemi në një situatë emergjente ne do të mendojmë se si ky fond do të ndryshojë, por sikundër kemi folur nuk jemi duke menduar një emergjencë”, pohoi Denaj.

Nga ana tjetër relatori Anastas Angjeli tha se duhet ti kushtohet më shumë vëmendje turizmin dhe bujqësinë.

Turizmi ishte një degë që ishte goditur shumë fortë kështu që duhet ta shikojmë turizmin në këndvështrim të dyfishtë jo vetëm thjesht turizëm që do të vijnë ca turistë të pushojnë disa ditë, pasi kjo është normale, por ta shohim si një element të zhvillimit të ekonomisë blu. Po ashtu qeveria ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për fermerët, por duhet që të shtojmë një nen në buxhet që të përcaktojë ose të delegojë tek qeveria të gjitha modalitetet e vënies në funksionim të kësaj skeme dhe të mbikëqyrjes së kësaj skeme”, u shpreh Angjeli.

Për vitin që vjen janë parashikuar fonde edhe për hartimin e projekteve për të përfituar nga fondet e BE.

“1 miliardë lekë fond rezervë për studime dhe projektime për projektet e investimeve publike strategjike që lidhen me Planin Ekonomik dhe të Investimeve të planifikuar nga BE për Ballkanin Perëndimor”, tha ministrja.

Për vitin e ardhshëm janë parashikuar 2.2 miliardë lekë për bonusin e lindjeve nga i cili pritet të përfitojnë 30 mijë familje, ndërsa 22.2 miliardë lekë do të shkojnë për ndihmën ekonomike.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim