Pr.buxheti 2024, Rama: 2.2 mld lekë shkojnë për bonusin e bebes, nga janari përfituan mbi 36 mijë familje

Pr.buxheti 2024, Rama: 2.2 mld lekë shkojnë për bonusin e bebes, nga janari përfituan mbi 36 mijë familje

Foto ilustruese

TIRANË- Në projektbuxhetin 2024 është parashikuar që një fond prej 2.2 mld lekë do të shkojë për bonusin e bebes. Kryeministri Edi Rama thotë se do ta vijojnë këtë mbështetje për familjes.

Ndalur në shifra, kreu i qeverisë thotë se që nga muaji janar i këtij viti nga bonusi i bebes kanë përfituar mbi 36 mijë familje.

"Mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të  porsalindurit që nga 1 Janari i këtij viti! Edhe në buxhetin e vitit 2024, qeveria shqiptare do të vijojë të financojë Programin e Bonusit të Bebes, me një fond prej 2.2 miliardë lekë, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj", shkruan Rama. 

Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. Bonusi përfitohet menjëherë nëse prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në zyrën e posaçme të hapur në çdo maternitet në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë fëmijën e tyre më vonë.

Për fëmijët që lindin në spitale private, apo jashtë vendit, çeku i bebes lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile. Prindërve u jepet një çek 40,000 lek për fëmijën e parë 80,000 lek për fëmijën e dytë; 120,000 lek për fëmijën e tretë e më tej.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geri: 18/12/2023 14:49

    Perfundimisht bebet e emigranteve te lindura jashte vendit nuk mund t'a perfitojne me kete bonus??

    Përgjigju
  • Lizà: 07/11/2023 12:01

    Njerezit nuk duan lemoshe por pune e cila te jep dinjitet. Mos ndertoni beton po fabrika kù te punojne njerezit. Edhe Enveri e beri kete, kurse ju nuk e beni sepse nuk i doni njerezit. Njerez pa dashuri,ju ka humbur shpirti. Cfare rendesi ka kur njeriu fiton pasurite e botes por humbet shpirtin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi