Jo vetëm pensionistët, familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuar, por edhe një pjesë e administratës do të marrë shpërblim për fundvit.
Në aktin normativ për rishikimin e buxhetit 2024, që ka hyrë tashmë në fuqi pasi është publikuar në Fletoren Zyrtare janë caktuar 120 milionë lekë për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës publike.
Ky shpërblim do t’u jepet vetëm punonjësve me paga të ulëta ku përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit, protokollit etj, por ende nuk është bërë e ditur vlera e shpërblimit që do të marrin.
Përmes rishikimit janë bërë një sërë ndërhyrjesh në buxhet, ku qeveria ka vendosur të japë 2 miliardë lekë në formë huaje për Albcontrol për mbështetje buxhetore, që aktualisht i ka fondet e bllokuara prej cështjes “Beccheti”.
Këtë fundvit pensionistët marrin bonus nga 100 dhe 150 euro, me një fond në total 9.8 miliardë lekë. Por në rishikimin e buxhetit, është parashikuar 6.3 mld lekë si llogari e veçante pranë Bankës së Shqipërisë për bonusin e dytë që pensionistët do të marrin pranverën e vitit 2025 për pensionistët.
Në rishikimin e buxhetit, qeveria ka shtuar afro 1.6 miliardë lekë për pushtetin vendor për të shlyer detyrimet e prapambetura si dhe 6 bashki (Divjakë, Durrës, Gjirokastër, Pukë, Shkodër e Vlorë) do marrin fonde për "rivitalizimin e tregjeve tradicionale".
Edhe ky rishikim i ka dedikuar vëmendje të madhe transportit rrugor, fondet e të cilit janë rritur me 12.8 miliardë lekë. Referuar tabelave buxheti për transportin rrugor do të rritet nga rreth 29.3 miliardë lekë në 42.2 miliardë lekë. E nga ana tjetër janë shkurtuar fondet për bujqësinë me 453 milionë lekë.
Por nga ana tjetër janë shkurtuar ndjeshëm fondet për institucionet, ku ndikim ka dhënë padyshim mos realizimi i shpenzimeve përgjatë këtij viti. Nëse pritej që 95 institucione do të shpenzonin 430.9 miliardë lekë, tashmë pritshmëritë janë shkurtuar me 12 miliardë lekë, dhe deri më 31 dhjetor 2024 ato do të harxhojnë 418.9 miliardë lekë.
Ky akt normativ nuk ka prekur pritshmëritë për të ardhurat dhe shpenzimet. Të ardhurat për këtë vit planifikohet të arrijnë 714 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet në 771.3 miliardë lekë.
BUXHETI I INSTITUCIONEVE
Ishte 430,992,489 lekë
Bëhet 418,983,134 lekë
Shkurtimi -12,009,355 lekë
BUXHETI PËR TRANSPORTIN RRUGOR
Ishte 29,333,544 mijë lekë
Bëhet 42,203,882 mijë lekë
Rritja +12,870,338 mijë lekë
BUXHETI I MINISTRISË SË BUJQËSISË
Ishte 13,930,500 mijë lekë
Bëhet 13,477,209 mijë lekë
Ulja -453,291 mijë lekë

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 23:15
A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
-
Po
41.6%
-
Jo
52.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 6675
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Denaj: Me garancinë sovrane rrisim mundësinë e financimit për sektorin e bujqësisë
6 Shkurt, 15:35
-
Draftstrategjia e administratës: Do rishikohet struktura e pagave, shpërblim sipas performancës! Punë edhe nga shtëpia
4 Shkurt, 21:49
-
Me çizme nëpër llucë! Rreth 1 mijë banorë në Cakran të Fierit vuajnë për 2 kilometra rrugë: Kjo është fytyra e shtetit
4 Shkurt, 17:01
-
Përmbytjet në Durrës: PD: Kallëzim penal në SPAK zv/kryeministres Balluku dhe kryebashkiakes Sako, u shpërdoruan fondet! Dëmi i shkaktuar 10 mln euro
2 Shkurt, 15:40
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
‘Nuk çojmë dot të sëmurët në spital’, banorët e Varibopës ngrihen në protestë: Rrugën e dëmtoi Ujësjellësi! Bashkia e Fierit: Do ta asfaltojmë
22 Janar, 15:38
-
Komisioni i Ekonomisë miraton rishikimin e buxhetit 2024! Në shkurt ndahet bonusi i dytë për pensionistët, 2 mld lekë kredi për Albcontrol
22 Janar, 15:30
-
Zbardhet vendimi/ 530 kredi me zero interes për punonjësit e administratës! Si ndahen për institucionet e kriteret e përzgjedhjes
21 Janar, 13:51
-
Trafiku i rënduar në Durrës, Bashkia kufizon hyrjen në qytet të furgonëve që shpërndajnë mallra
21 Janar, 13:14
-
Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim
10 Janar, 09:39
-
'Ura për Shqipërinë 2030', Rama: Zhvillojmë pronën shtetërore, s’paguajmë më qira! 25 institucione akomodim në kulla, shteti në këmbim të pronës merr zyrat
9 Janar, 10:35
-
‘Të fillojmë tani, të mos presim të hënën!’ Braçe shpall 2 objektivat e radhës: Skema aktuale e dëmshme e Bujqësisë dhe një ditë pushimi për gra e vajza! (VIDEO)
3 Janar, 11:43
Po te gjthe punojne e lodhen gjithe vitin Pse mos te marrin rrogen e 13 qe e ka cdo vend i bote Po ne kemi shtetar plera hajdute qe 35 vjet Zero respekt dhe voten merrni kte timin
PërgjigjuALBCONTROL-it qeveria po i jep 2 miliarde Leke kredi per te mbyllur vitin 2024 pasi kesaj Kompanie Shteterore iu sekuestruan 110 milione Euro nga permbaruesi belg per shkak te 'Ceshtjes se TV Agon me pronar Francesco Becchetti'. Francesco Becchetti ne vitin 2015 e deri sot akuzohet nga Kryministri Edi Rama dhe Qeveria si "pastrues i parave te mafies romane te plehrave". ----- Ne 07 prill 2021 Kryeministri Edi Rama tha: "Unë nuk mund t’i them si e qysh, unë mund t’i them vetëm kaq, që ai marifetçiu (Francesco Becchetti), bashkë me Ilirin dhe Saliun do marrin atë që nuk thuhet, do marrin atë që nuk hahet, që mbetet por nuk hahet, asgjë tjetër nuk kanë për të marrë nga xhepi i shqiptarëve dhe nga Shqipëria, sepse lufta kundër atij marifetçiu të paskrupullt vazhdon”. ----- Marifetciu nuk kishte gjetur e ndoshta nuk ka gjetur akoma nje 'lavatrice' perfekte per pastrimin e parave te mafies romane nepermjet vendimeve te Gjykates Nderkombetare dhe permbaruesit belg qe ekzekuton kete vendim per 110 milione Euro. ----- Ate qe s'thuhet po e ha Populli Shqiptar, qe nga foshnjet ne barkun e nenes e ne gjirin e tyre e deri tek pensionistet. ----- Mjaft me "Dekllarata"!
Përgjigju