Pr.buxheti 2024 te ‘Ligjet’/ Institucionet duan më shumë para, 'Financa' s'lëshon dorën! Çausholli: U rritën pagat, nxisni punonjësit për objektivat

Institucionet shtetërore po kërkojnë më shumë para nga buxheti 2024. Në komisionin e ligjeve 4 institucione kërkuan para shtesë nga Ministria e financave. Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda përveç 71.2 milion lekëve i duhen edhe 3.88 mln lekë për specialistë. 

“Kërkojmë dy specialistë të rinj, një për drejtorinë juridike për çështje ligjore. Shtimi i një specialisti për monitorimin në aspektin cilësor”, tha Robert Gajda, Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

“Rritja e pagave do të nxisë punonjësit e institucionit të punonjës më shumë dhe të përballojnë sfidat e reja 2024 për këtë institucion”, u shpreh Vilma Causholli nga Ministria e Financave.

Besnik Dervishi i të Drejtës së Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale përpos 114.7 mln lekëve për një institucion me 60 punonjës kërkon shtesë 79 mln lekë kryesisht investime në risitë teknologjike.

“Ne kemi kërkesa minimaliste krahasuar me ato të ministrive për shuma të mëdha, të na shikohen kërkesat edhe neve”, tha Dervishi.

“Ka kërkesa të larta që duhet të rishikohen gjatë veprimtarisë që do të realizojë institucionit në 2024”, iu përgjigj Causholli.

E prerë ishte përfaqësuesja e Ministrisë së financave Vilma Çausholli me Institutin e Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit për paratë shtesë që kërkoi.

“Na mungojnë 3 mln na janë premtuar nga financat dhe nuk janë në buxhetin 2024. Jemi me qira deri në dhjetor dhe pastaj nëse do vijojmë kështu duhet të futet tek shpenzimet buxhetore:, thotë Çelo Hoxha, drejtues i institucionit.

“Institucioni i ka pasur fondet në dispozicion për këto kërkesa që ka pasi në 2023 për 9 muaj ka realizime në rreth 50%. Në lidhje qiranë e institucioni është një fond në dispozicion edhe për 2024, nëse futen në ambientet e reja, krijohen fonde të reja për institucionin në mbi 1 mln lekë”, iu përgjigj Çausholli.

Ministria e Financave i kërkon Autoritetit Për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit t’i shohë edhe një herë kërkesat për më shumë para.

“Buxheti total është 152.1 mln lekë. Ka 73 punonjës për 2024. Fondet e 2023 u realizuan në 63%. Në total kërkon 41.1 mln lekë”, tha Saimir Hasalla, deputeti relatues.

“Në 2023 në iu dhanë 20 mln lekë shtesë për identifikimin e të zhdukurve dhe botimet, arkivën digjitale, ky fond mbi atë të 2023 dhe kemi realizim vetëm 10.5mln lekë. Realizimi i 9 mujorit fondet për personelin janë realizuar sa gjysma e tyre të parashikuara në 2024. Meqë viti nuk është mbyllur të rishihen kërkesat shtesë për 2024”, u shpreh Çausholli.  

“Vërtet fondet e 2023 janë të paralizuar por ne kemi bërë kontratat madhore, e kemi shtyrë realizimin në fund të vitit”, tha Gentiana Sula.

I vetmi institucion që nuk kishte ankesa për paratë që i ka përcaktuar shteti t'i japë ishte Komisioneri i Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil ku Arbana Basha u shpreh se 97.5 milion lekë janë të mjaftueshme për nevojat e institucionit.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 13/11/2023 16:25

    Jemi në stinën e vjeshtës,koha po ftofët,athua nëpër oxhaqe shpirtat e cilit mahlukat jan të prangosur,mos e kan sojin ma të naltë se ne?siq po dokët tigrat nuk kan shtëpi,asë shpellat sju pëlqejn,me qfar tregtije merren ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi