Tirane- Në kuvendin e Shqipërisë pritet të votohet nesëe buxheti nen për nen i vitit 2025, pasi ka kaluar shqyrtimin dhe diskutimet në të gjitha komisionet parlamentare.
Në seancën që konsiderohet ndër më të rëndësishmet e aktivitetit parlamentar, rikthehet pas gati 1 viti mungese për shkak të arrestit shtëpiak, Sali Berisha, i cili buxhetin prej 8.2 mld eurosh e ka konsideruar si draftin e vjedhjeve të mëdha.
Tashmë në liri, Sali Berisha, teksa një ditë para njoftoi edhe 2 amendamente në buxhet me firmën e tij paralajmëron rikthim të fuqishëm në parlament
"Ju jeni dëshmitarë se si dritarja zëvendësoi parlamentin dhe Edi Rama në fjalimet e tij shprehte vrerin e papërmbajtur ndaj dritares. Kështu që unë kthehem nesër në parlament në vazhdim të betejës sime gjer në fitore. Kjo është!"
Rikthimi i Sali Berishës u shënjua me depozitimin e 34 amendamenteve të PD-së për buxhetin e vitit të ardhshëm, mes të cilave 2 mbajnë firmën e tij.
Por Burime për Report tv, bëjnë me dije se mazhoranca pritet të refuzojë amendamentet e demokratëve dhe të ngrejë në seancë plenare kartonët e kuq.
Gjatë mbledhjes së grupit amendamentet e Partisë Demokratike janë konsideruar provokim politik nga socialistët, çka priret të reflektohet edhe në qëndrimin e tyre në seancë.
E teksa dinamika në parlament pritet të ndryshojë me rikthimin e Sali Berishës, në rast të ndonjë skenari kaotik, dhe moslejimi nga opozita të një seancë normale, do të kalohet direkt në votim.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.3%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
5.2%
Vota total: 191
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I terrorizuar nga izolimi ndërkombëtar, Berisha lajmëron shqiptarët se e ka ftuar Greqia në Festën Kombëtare!
25 Mars, 19:35
-
Ekskluzive/ Kallëzimi i dytë për Berishën në SPAK, familja Haklaj për Report Tv: Pse drejtësia nuk ka luajtuar as gishtin e vogël për këto vrasje?
25 Mars, 19:12
-
Frrok Çupi: Çfarë s’dëgjon njeriu!…, Parti Demokratike në Vlorë!?
25 Mars, 14:57
-
‘Sulme kafshërore’, Berisha-Ramës: Altin Dumani mburojë e jotja! Kreu i PD fsheh ende kontratën me LaCivita: Do e bëjmë publike
25 Mars, 13:04
-
Sondazhet tregojnë humbje të thellë, Berisha urdhër kandidatëve: 80% e postimeve të jenë nga fjala ime për programin
25 Mars, 12:45
-
'Thyej kafka për një fjalë, s’guxon kush para me më dalë', Berisha përfshihet në 'serialin' Rama-Basha, publikon video me fjalor banal! Nuk 'harron' as Yuri Kim
24 Mars, 22:37
-
Shqipëria në BE? Shehi: Rama po përdor mirazh të vjetër, premtim elektoral! Xhafaj: Vetëm PS e integron vendin! Kapri: 30 vite e njëjta histori Xhaferri: S'realizohet!
24 Mars, 21:36
-
Ylli Pata: Pse argumenti BE është kthyer në ankthin e fushatës së Berishës
24 Mars, 20:30
-
‘Lista e Shkodrës me anonimë’/ Kandidatët e rinj të PS dhe PD debat në studion e Report Tv, Kopliku: Do luftoj të fitoj edhe pse në listë të hapur, Bashaj: Do provoj veten
24 Mars, 17:27
-
Ironizon sërish Rama, ndan videon ku Basha ha byrek dhe Berisha pulë: Program gojëhapur, jo shaka! Lum kush voton për ta
24 Mars, 15:06
-
PD vijon të gënjejë shqiptarët, Noka nga Italia: BE shtyu pa afat negociatat (por Brukseli përgënjeshtroi Berishën)
23 Mars, 17:30
-
Kush i numëron vota e 11 majit? KQZ ndan rolet
23 Mars, 14:17