Me rastin e 82-vjetorit të Çlirimit, homazhe janë mbajtur këtë të diel edhe te Varrezat e Dëshmorëve në Berat. Përfaqësues të pushtetit vendor, veteranë të luftës, drejtues të policisë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë kanë vendosur kurora e buqeta me lule në memorialin kushtuar të rënëve, nën tingujt e bandës frymore. Kryebashkiaku Ervin Ceca, në fjalën e tij, kujtoi sakrificën e të rinjve që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë. Në Varrezat e Dëshmorëve në Berat prehen 322 dëshmorë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.


Lajmi kryesor:

Shqipëria feston sot 82-vjetorin e Çlirimit, krerët e shtetit mbajnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve (VIDEO)