Kryeministri Rama foli gjithashtu për rritjen e pagës minimale, diferencimin e pagave më të ulëta, rritjen e pagave në administratën publike dhe gjithashtu për paqen fiskale. Kjo e fundit e ndarë në 4 sektorë, do t’i falë bizneseve detyrimet e prapambetura sipas formës së parashikuar.

“Paga minimale 700 euro. U fol këtu për një falje të madhe, është e vërtetë, është një falje e madhe përmes paqen fiskale do ‘i bëhet të gjithë sipërmarrjes, duke i dhënë mundësinë të mbyllë çështjet e vjetra, duke ushqyer besimin dhe bashkëpunimin, dhe duke lehtësuar marrëdhëniet dhe kostot administrative të sipërmarrjeve. Prandaj i ftoj të gjitha sipërmarrjet të lexojnë paketën fiskale dhe t’i referohen faljes që do të bëhet në 4 forma, fshirje e plotë të detyrimet të papaguara për më shumë së 10 vite, fshirje e 50% të detyrimet për 5-10 nëse pjesa e mbetur paguhet menjëherë, fshirje 25% e detyrimeve 5-10 nëse pjesa e mbetur paguhet me këste brenda vitit, dhe fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave 1-5 vite me kusht që të paguhet e tatimi dhe kontributi i asaj periudhe. Të gjitha me fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave. Gjithashtu do të kenë mundësinë të korrigjojnë deklarimet e mëparshme në pasqyrat financiare.

Sipërmarrja mund të angazhohet të rritë me 18% fitimin e tatueshëm ne krahasim më vitin e kaluar, dhe ky fitim do të taksohet vetëm 5%. Kjo është një marrëveshje re, kuptimplotë dhe transparente. Dua të them se buxheti bën dhe një rritje tjetër domethënëse të pagave. Faktikisht duhet të kujtuar se e filluam me përjashtim nga tatimi mbi pagën të atyre që kishin pagë minimale 300 euro. E vazhduam më pas me ato që e kishin 400 euro dhe tani me ato që do e kenë 500 euro. Paga minimale në Shqipëri kur ne morën detyrën ishte vetëm 157 euro. Ndërkohë duhet ta mbajmë mirë parasysh se pesha e të punësuarve me pagë minimale, ka rënë nga 60% në 14 % që tregon një rritje të vazhdueshme drejt pagave më të larta. Ne e kemi 2fishuar pagën mesatare në sektorin privat, e cila sot është shumë më e lartë seç ishte dhe e kemi çuar pagën mesatare në sektorin publik në 1000 euro. Për herë të parë do të fusim indeksimin periodik të pagën për administratën publike që të vazhdojmë të fuqizojmë familjet dhe të mbështesin rritjen e  standardeve të jetesës. Kemi parashikuar dhe rritje të diferencuar të pagave më të ulëta”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Opozita i kthen shpinën, Rama në Kuvend: Me faqe për muri iu pafsha! 50 mln € i Llogarasë, si 450 mln € i inceneratorit! Në rrugë po tkurreni