Kryeministri edhe ministër i jashtëm? Një model “grek“ emergjent për Shqipërinë? Në fakt në traditën tonë shtetërore ka pasur edhe raste të tjera kur kryeministri ka ushtruar edhe postin e Ministrit të jashtëm. Edi Rama, si përgjigje për ngërçin e krijuar mes maxhorancës dhe presidencës, i propozoi Metës emrin e vet për ministër të Jashtëm (Lexo këtu). Historia njeh të paktën 8 raste kur Shqipëria ka pasur kryeministrin edhe ministër të Jashtëm. Edi Rama bëhet i nënti. Nga Ismail Qemali, Turhan Përmeti, Iliaz Vrioni, Pandeli Evangjeli (dy herë), Ibrahim Biçakçiu, Enver Hoxha dhe prej ditës së sotme, Edi Rama, pas refuzimit të Gent Cakajt nga presidenti Ilir Meta. Tabela e hartuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) paraqet rastet në 107 vjet, por në tërësi, kanë qenë kabinete në situata të jashtëzakonshme (1912, 1914, 1921, 1944) apo për periudha shumë të shkurtra kohore.
Përjashtim bën periudha 1946-1953 kur kryeministri mbante të gjitha postet e rëndësishme në parti, shtet dhe në qeveri, - një tipar i partive shtet. Në rastet e tjera jetëgjatësia e këtij eksperimenti ka qenë me disa muaj. I tillë mund e duhet të jetë edhe tani.
Shqipëria e sotme nuk është në asnjë prej krizave politike të viteve të eksperimentimeve politike dhe as në situatë të jashtëzakonshme. Ne kemi parlament, kemi qeveri, kemi president, kemi parti, kemi opozitë, por pavarësisht institucioneve kushtetuese e legjitime ne vijojmë të kemi konflikte të personalizuara, të cilat zëvendësojnë institucionet dhe kështu, krijojnë kosto, të cilën e paguajnë vetë institucionet, shteti dhe shoqëria./ISP/
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2804
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Dëshmia e rrallë në hetuesi e nuses së djalit të Mehmet Shehut, pas vetëvrasjes së tij: Kur arritëm në katin e dytë vumë re...
23 Dhjetor, 21:33
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor, 08:38
-
Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë
23 Dhjetor, 08:18
-
Ndalimi i Tik Tok-ut, Rama i përgjigjet kompanisë kineze: Në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit! S' ka pse kërkon sqarime, mbrojmë fëmijët
22 Dhjetor, 17:12
-
Zhupa: Vrasjen e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë
22 Dhjetor, 12:52
Kto pune i ben Presidenti i kapur nga opozita .
PërgjigjuSHUME E BUKUR IDEJA E KETIJ SHKRIMI
Përgjigju