-
Delegimi i kompetencave te Cakaj, Mediu: Rama më keq se Enveri, po shkatërron politikën e jashtme
Për Mediun, Rama po shkatërron politikën e jashtme. Opozitari thekson se Shqipëria gjendet përballë shumë sfidave dhe përgjegjësive, ndërsa shton se ulja e përfaqësimit në këtë mënyrë është e paprecedentë.
23 Janar 2019, 17:03 -
Rama i delegoi Cakajt detyrën e ministrit të Jashtëm, Meta: Nuk ndërhyj në organizimin e brendshëm të ekzekutivit
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas delegimit të detyrës së ministrit të Jashtëm që kryeministri Edi Rama i ka bërë Gent Cakajt. Meta është shprehur se nuk do ta komentojë vendimin e Ramës pasi janë çështje që i takojnë organizmit të brendshëm të ekzekutivit. "P
23 Janar 2019, 13:16 -
Delegimi si ministër i Jashtëm, Rama i dorëzoi Cakajt dekretin që mori dje te Meta
"Është fjalë më e shkurtër në jetën time. Unë në funksionin tim si ministër i jashtëm i delegoj zotit Gent Cakajt drejtimin e kësaj ministrie dhe përfaqësimin ën institucionet ndërkombëtare". Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në ceremoninë e marrjes s&eum
23 Janar 2019, 11:00 -
Refuzoi ta dekretojë, Cakaj mesazh Metës: Rinia ime u quajt faj, do përmirësoj imazhin (VIDEO)
Në fjalën e parë si ministër i deleguar për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj iu referua edhe qëndrimit të mbajtur nga presidenti Ilir Meta, i cili refuzoi ta dekretojë. Cakaj tha se rinia u quajt faj, ndërsa shtoi se sfidë për të mbetet përmirësimi i imazhit pas replikave të forta mes Presidencës dhe Qeverisë. &
23 Janar 2019, 10:34 -
Gent Cakaj flet si kryediplomat: Politika e jashtme s'do ndryshojë, 5 muajt e ardhshëm punë pa orar
Objektivat e MEPJ, tha Gent Cakaj, janë çelja e negociatave me BE në qershor, kryesimi i OSBE si dhe pjesëmarrja në Këshillin e Sigurimit. 5 muajt e ardhshëm, tha ai, do jetë punë pa orar.
23 Janar 2019, 10:28 -
5 vjet ministër i Jashtëm, Bushati bën rezymenë: Shqipëria hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimit
Ditmir Bushati ka bërë rezymenë e pesë viteve të tij si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, në ceremoninë e dorëzimit të detyrës te kryeministri Edi Rama. Bushati tha se në këto vite Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimit në BE.
23 Janar 2019, 10:25 -
Rama i delegon detyrën e ministrit të Jashtëm/ Cakaj: Negociatat, 5 muajt e ardhshëm janë punë pa orar
Kryeministri Edi Rama i delegon detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, zv/ministrit Gent Cakaj emri i të cilit u bë mollë sherri mes Presidencës dhe maxhorancës, pasi Ilir Meta refuzoi të dekretojë në postin e kryediplomatit. Rama i dorëzoi Cakajt dekretin e Ilir Metës. Cakaj, në fjalën e mbajtur para kryeministrit dhe stafit të MPEJ, ka thënë se politika e jashtme e Shqipërisë nuk do të ndryshojë. Cakaj shtoi se Shqipëria do të vijojë punën për hapjen e negociatave dhe se 5 muajt e ardhshëm do të jenë punë pa orar.
23 Janar 2019, 10:13 -
Rama ministër i Jashtëm/ Berisha: E premte e zezë, grusht shteti! Presidenti dekretoi albanofobin
Berisha thotë se dita e sotme është një e premte e zezë. Për Berishën, dekretimi është antikushtetues dhe merr për bazë pikën D, në nenin 102 të Kushtetutës, kryeministri kufizohet të kryerë detyra të tjera përvec atyre që bazohen në Kushtetutë.
18 Janar 2019, 15:52 -
Kriza presidencë-qeveri/ Ish-presidenti Bamir Topi në “45 minuta”: Meta do e dekretojë Ramën si ministër të Jashtëm
Për ish-presidentin Bamir Topi, çështja e dekretimit të kryeministrit Edi Rama si ministër i Jashtëm, do të kalojë pa surpriza dhe Rama do të bëhet ministër. Topi tha se gjuha e përdorur nga Rama për presidentin Meta është e pafalshme, por kurrsesi nuk mund të krahasohet me gjuhën e përdorur nga Berisha kur Topi ishte president në 21 janar të vitit 2011.
15 Janar 2019, 17:03 -
Jo vetëm Greqia, Kryeministri shërben si Ministër i Jashtëm edhe në Izrael, Holandë, etj
Rastet në të cilat kryeministri i zgjedhur ka drejtuar për periudha të caktuara edhe kabinetin e punëve të jashtëm nuk janë të panjohura në kulturën politike shqiptare dhe atë botërore. Diçka të ngjashme ka bërë vetë presidenti, Ilir Meta duke shërbyer si zv.kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme gjatë periudhës korrik 2002 - korrik 2003.
15 Janar 2019, 11:09 -
Islami në “5 pyetje nga Babaramo”: Rama do të luajë me negociatat, të bashkojë Kosovën e ‘copëtuar’ me Shqipërinë
Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, ka thënë në bisedën me Ilir Babaramon se kryeministri Edi Rama po i përdor marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë për avantazh politik.
14 Janar 2019, 21:08 -
Precedentët/ Nga Ismail Qemali, Enver Hoxha te Edi Rama, rastet kur Shqipëria ka pasur kryeministrin edhe ministër të Jashtëm
Historia njeh të paktën 8 raste kur Shqipëria ka pasur kryeministrin edhe ministër të Jashtëm. Edi Rama bëhet i nënti. Detyrën e dyfishtë e ka ushtruar i pari Ismail Qemali në 1912, pastaj në radhë Turhan Përmeti, Iliaz Vrioni, Pandeli Evangjeli (dy herë), Ibrahim Biçakçiu, Enver Hoxha dhe prej ditës së sotme, Edi Rama, pas refuzimit të Gent Cakajt nga presidenti Ilir Meta.
14 Janar 2019, 16:47