TIRANE- Një prej figurave me të rëndësishme të demokratëve të Kukësit, Kryetari i bashkisë lë Partinë Demokratike dhe i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim. Hasan Halili, në gjysmën e mandatit të dytë si kryebashkiak i qytetit verior, deklaron largimin e tij nga Partia Demokratike ku ishte anëtar që nga krijimi i saj, pikërisht pak javë para zgjedhjeve të 23 qershorit. Sipas tij vendimi ka ardhur për shkak te pakënaqësive te krijuara ndaj qeverise demokratike në lidhje me mosmiratimin  e shumë projekteve në qytetin e Kukësit.

Një largim që nuk është pritur mirë nga demokratët, të cilët hodhën akuza jo vetëm ndaj kreut të bashkisë së Kuksit Halili por dhe ndaj LSI, duke akuzuar se po blen jo vetëm votat por dhe drejtuesit vendorë. Nga ana tjetër vetë kreu i bashkisë së Kukësit Hasan Halili ka deklaruar gjatë tërë fushatës së 23 qershorit se është shumë e rëndësishme mbajtja e fjalës dhe e premtimeve, gjë që nga PD nuk është bërë dhe se besimi tek e majta dhe kryesisht te LSI është i lartë.

Shkrimi u publikua sot (01.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)