Precedenti Kukës, Skënderbeu
do të blindojë 'Elbasan Arenën'

Precedenti Kukës, Skënderbeu<br />do të blindojë 'Elbasan Arenën'
Pasi ka fituar 2-0 në Kishinjev ndaj moldavëve të Milsamit, të mërkurën në mbrëmje Skënderbeut në “Elbasan Arena” i mjaftojnë vetëm 90 minuta që të gdhendë emrin e tij në histori.

Pas një dominimi 5-vjeçar në Superligë dhe 5 titujve kampionë të fituar radhazi, skuadra korçare mund të bëhet e para në futbollin shqiptar, e cila do të ngjitet në elitën më të lartë europiane të Champions League.

Këtë shanc “të artë” që u ka trokitur në derë, natyrisht të merituar, presidenti Ardian Takaj nuk do ta humbë dhe po merr të gjitha masat e nevojshme organizative që gjithçka në ndeshjen e së mërkurën të shkojë perfekt.

Precedenti “Kukësi” është bërë një mësim i mirë për të. Pasi klubi korçar u ka bërë një apel tifozëve që do të jenë në “Elbasan Arena” për një sjellje korrekte, presidenti Takaj po ndërmerr edhe masa të jashtëzakonshme sigurie për mbarëvajtjen e ndeshjes ndaj moldavëve të Milsamit.

Kështu, nga burime të sigurta pranë klubit korçar, mësohet se të mërkurën në mbrëmje në stadiumin “Elbasan Arena” do të jenë edhe 120 stjuartë që do të kontrollojnë gjithçka, të cilët do të paguhen nga vetë presidenti Takaj.

Përpos këtyre, forcat e policisë të Komisariatit të Elbasanit do të jenë në gatishmëri Nr.1, ndërkohë që në ndihmë të tyre do të vinë nga Tirana edhe forca të ndërhyrjes së shpejtë, duke e blindur kështu stadiumin “Elbasan Arena”, në mënyrë që në ndeshjen ndaj moldavëve të Milsamit gjithçka të jetë e sigurtë, në pritje të suksesit që do të dhurojnë në tapetin e gjelbërt futbollistët e Skënderbeut.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë