TIRANE - Predhat shqiptare janë filmuar nga media ndërkombëtare në kulmin e luftës civile në Republikën Demokratike të Kongos. Pushtimi i qytetit Goma në lindje Republikës Demokratike të Kongos nga rebelët, zbuloi edhe armët që Shqipëria i ka dërguar qeverisë së këtij vendi. Rebelët e ushtrisë M23, kapen armatimet e lëna pas nga ushtria kongoleze.
Ne pamjet e regjistruara nga gazetarët e agjensisë Reuters, zbulohet se ushtria kongoleze përdorte armatim shqiptar. Këto janë predha murtajash të rënda 120 milimetra që kanë dalë nga rezervat e Ushtrisë Shqiptare dhe kanë përfunduar në duart e ushtrisë kongoleze. Një ushtar i forcave rebele tregon arkat me predha mortajash mbi të cilat vërehen qartë mbishkrimet në gjuhën shqipe. Armët shqiptare furnizojnë një konflikt të përgjakshëm shumëvjeçar në Republiken Demokratike të Kongos. Në foto janë forcat ushtarake rebele M23 të cilat kanë sekuestruar armatimin qeveritar të RD të Kongos. Ndaj forcave rebele M23 Këshilli i Sigurimit të Kombëve të Bashkuara ka ndërrmarë një embargo më 20 Nëntor të këtij viti duke ndaluar çdo shtet apo çdo kompani private që të furnizojë me armë rebelët. Nga ana tjetër armët shqiptare i kanë shkuar qeverisë së Republikës Demokratike të Kongos, e cila nuk është nën embargo në dy vitet e fundit dhe pala shqiptare ka raportuar dhe publikisht si informacion dërgimin atje të 10 mijë predhave në raportin vjetor të AKSHE-së.
LUFTA
Frika e luftës civile në shkallë të gjerë është rikthyer në Kongo, pas një përshkallëzimi të ri të situatës me mësymjen e qytetit lindor të Goma-s nga forcat rebele. Një muaj pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-se deklaroi se ka ndërmend të vendosë sanksione ndaj liderëve të lëvizjes rebele M23 dhe të gjithë atyre që shkelin embargon e armëve të vendosur Republikës Demokratike të Kongos, kryengritësit morën nën kontroll Goma-n dhe refuzojnë të largohen prej andej. Mësymja e tyre detyroi Forcat e Kombeve të Bashkuara të tërhiqen. Mijëra vetë janë larguar nga zona e luftimeve përreth qytetit Sake, që e pretendojnë të dyja palët. Pas marrjes së Goma-s, levizja rebele M23, që besohet se mbështet financiarisht por edhe me armë nga Ruanda është betuar të çlirojë të gjithë vendin, duke përshkallëzuar sërish tensionet në rajonin e paqëndrueshëm.
Teksa Kongo përpiqet të rigrupojë ushtrinë e saj të copëzuar, presidenti Laurent Kabila pezulloi nga detyra kreun e forcave tokësore pas akuzave që një panel ekspertësh të OKB-së se i ka shitur armë grupeve të tjera të armatosura në lindje.
REAGIMI
Ministria e Mbrojtjes ka pranuar dje se ka eksportuar armë me Kongon dhe ka pohuar se kjo tregti është e ligjshme. Sipas kësaj ministrie për shitjen e predhave qeverise kongoleze është vënë në dijeni dhe OKB, ndërsa gjithë aktiviteti tregtar është publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Eksporteve. Deklarata është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Ervin Kulluri."Në përgjigje të akuzave të televizionit Top Channel për të ashtuquajturin skandal të përdorimit të predhave shqiptare në luftimet e Kongos, Ministria e Mbrojtjes sqaron se, këtu nuk ka asnjë skandal dhe as lajm. Shitja e predhave 120 mm qeverisë së Republikës Demokratike të Kongos është ligjore. Kjo shitje është raportuar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ashtu siç edhe është e publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE). Ndaj për t'i kursyer televizionit në fjalë monitorimin e agjencisë së lajmeve Reuters, aktiviteti i tregtimit të mallrave ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes gjendet në këtë raport. Ky është raporti i AKSHE për vitin 2011, publikuar ne faqen e internetit me adrese akshe.gov.al ku pasqyrohet shitja e 10 mijë predhave mortaja 120 mm."- u shpreh Kulluri.
KONTRATA
Kontrata e dërgimit të 10 mijë predhave në Republikën Demokratike të Kongos është bërë publike nga autoritetet shqiptare. Shqipëria i ka shitur këto predha tek kompania malazeze "Montenegro Defense Industry" e cila ka paraqitur dhe certifikatën end-user të lëshuar nga RD e Kongos. Kjo kompani malazeze është partnerja më e madhe e Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare për blerjen e municioneve të depove në pesë vitet e fundit. Shqiptarja.com zbuloi se kjo kompani drejtohet nga njerëz të lidhur me skandalin e Gërdecit dhe të fishekëve. Administratori dhe një prej aksionarëve më të rëndësishëm të kësaj kompanie është shtetasi Zoran Damjanoviç. Sikurse zbuloi dhe Shqiptarja.com zoti Damjanoviç është dhe ortaku i trafikantit ndërkombëtar Heinrich Thomet i cili rezultoi i përfshirë në skandalin e fishekëve me Pentagonin dhe është i skeduar në listën e zezë të OKB-së për trafikantët ndërkombëtarë të armëve.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com