Prefekti i Lezhës: Mos guxoni të mbillni kanabis! Drejtori i Policisë: Kryepleqtë s'bënë detyrën

Kryepleqtë e fshatrave nuk kanë përmbushur  detyrat e tyre për luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Shqetësimi është ngritur nga Drejtori i Policisë Vendore në Lezhë Ferdinad Mara, i cili ka kërkuar nga institucionet si Drejtoria e Bujqësisë, ujësjellësit dhe OSHE-së, një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe jo vetëm në hapat e para pasi sipas tij bashkëpunimi nuk ka qenë në nivelin e duhur.

"Ndaj kryepleqve të fshatrave do të kërkoja një angazhim maksimal, në të gjitha drejtimet, por drejtimi kryesor në sensibilizimin e çdo bashkëfshatari. Toleranca ndaj këtij fenomeni është zero" tha ai.

Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi tha se nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të ligjit, ndërsa ju ka kërkuar kryetareve të fshatrave angazhim më të madh në përmbushjen e detyrave të tyre. "Mos guxojë njeri të kultivojë kanabis, lë me të trafikojë. Tolerancë zero" apeloi ai.  

Lezha mbetet një ndër zonat më problematike përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, ndaj është kërkuar angazhim maksimal për të minimizuar këtë fenomen mjaft shqetësues.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 14/03/2019 18:10

    Pu pu pu viti 2019 dhe akoma me kryeleshër (kryepleq) si në mesjetë..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën