Prefekti Kruja i pari që deklaron:
"Do bëj opozitarin në Parlament"

TIRANE- Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, i cili renditet i 10 në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për Tiranën, është i pari që ka deklaruar se do “bëjë opozitarin” në qeverinë e re nëse numërimi total i votave shpall fituese të majtën pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Ndërsa tha se PD do të pranojë rezultatin zyrtar që do certifikojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
 
“Do të jem një opozitar shumë i fortë dhe do jap kontributin tim në Parlament për të çuar përpara parlamentarizmin. Por ende nuk ka përfunduar numërimi, dhe Keltis Kruja do jetë deputet, dhe o në pozitë o në opozitë ende nuk dihet. Ne do t’i qëndrojmë rezultatit që do nxjerrë në fund KQZ, pasi ky institucion zyrtarizon rezultatin”, tha Kruja.
 
I pyetur nga gazetari i Tv “A1 Report” pas incidentit të KZAZ numër 29 në kryeqytet, Kruja, njëkohësisht edhe sekretar organizativ i PD për Tiranën, tha se kjo përplasje nuk ka ndodhur realisht por edhe krijuar nga kryetari i KZAZ.
 
“Nuk e kuptova pse kryetari i KZAZ krijoi një incident të tillë. Komisionerët kanë qenë numërues të PD të autorizuar nga unë. Kryetari i KZAZ pretendon se është goditur nga përfaqësuesit e PD, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, përveçse një përpjekje për t’i bërë presonin numëruesve të PD në këto momente të fundit të numëruesve. Çdo votë e qytetarëve do të numërohet”, u shpreh Kruja.
 
Lidhur me një deklaratë të PD për rezultatin e zgjedhjeve, Kruja tha se “numërimi vazhdon akoma. Ne do kemi kohë të japim prononcime kur numërimit të mbarojë. Garantojmë qytetarët se çdo votë e tyre do të numërohet. Dhe pa diskutim do të pranojmë rezultatin”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi