Situata e pandemisë ka shfaqur tendencën për kultivimin e bimëve narkotike. Kështu është shprehur prefekti i Vlorës Flamur Mamaj gjatë një interviste dhënë për Report Tv.

Sipas Mamajt grupet e strukturuara kanë nisur hapjen e vendeve dhe përgatitjen e terrenit por deri me tani nga kontrolli i vazhdueshëm i strukturave të policisë nuk ka nisur procesi i mbjelljes.

"Ka pasur tentativa të grupeve kriminale duke përfituar nga pandemia ata kanë tentuar të merren me këtë vepër kriminale por angazhimi total i institucioneve dhe drejtorisë vendore të policisë janë marrë masa paraprake për ti thënë jo këtij fenomenit në gjithë qarkun.

Aktualisht nuk na rezulton mbjellja sepse janë një sërë institucionesh në terren dhe s'kanë lënë asnjë cep pa kontrolluar" tha ai.

Prefekti Flamur Mamaj evidenton punën e bërë në këtë drejtim  me qëllim asgjësimin total të fenomenit të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

"Na rezulton se ky fenomen në qarkun e Vlorës është pothuajse zero, por kjo s'do të thotë që nuk ka pasur tentativa", u shpreh ai.

Me atributet e kreut të task forcës së qarkut, Mamaj thotë se të gjitha strukturat nga policia e deri tek kryetarët e fshatrave janë të gjithë në terren për të evidentuar rastet e kultivimit të kanabisit.