Pregatiten peticione për në
zyrën e Edi Ramës në Vlorë
Në një kontakt me 50 qytetarë vlonjatë gjatë ditës së djeshme, të gjithë besojnë se kryeministri i ardhshëm Edi Rama dhe deputeti i qarkut të tyre, do ta çojë në vend fjalën që dha se, “do të pastrohet bregdeti dhe ambjentet publike do t’ju kthehen qytetarëve të reabilituara”.
VLORE- Në një kontakt me 50 qytetarë vlonjatë gjatë ditës së djeshme, të gjithë besojnë se kryeministri i ardhshëm Edi Rama dhe deputeti i qarkut të tyre, do ta çojë në vend fjalën që dha se, “do të pastrohet bregdeti dhe ambjentet publike do t’ju kthehen qytetarëve të reabilituara”.
Shumë prej tyre kujtojnë punën e tij për pastrimin e Tiranës, të tjerë thonë se puna e tij si kryeministër do të nisë nga Vlora, jo pse është deputet i Vlorës, porse ky qytet ishte lënë në harresë për 8 vjet nga qeveria Berisha dhe se zhvillimi i turizmit është një përparësi e qeverisë së re.
Ende pa filluar nga puna zyra e z. Rama në Vlorë, madje nuk është përzgjedhur ende stafi, megjithë 300 kërkesat që i kanë shkuar në adresën e tij, qytetarët në bazë blloqesh dhe lagjesh ka bërë gati peticionet të firmosura nga banorët për problematikat që kanë, që janë ngritur, por kanë shkuar në vesh të shurdhër.
Një ndër peticionet, ku kanë firmosur edhe shumë banorë të djathtë është ai për ndërtimin e rrugës që çon 15 mijë banorët e lagjes “Pavarësia” tek qëndra shëndetësore, 120 metra rrugë, në kurriz të stadiumit “Flamurtari”.
Qytetarët thonë se besojnë tek ndryshimi, tek fjala e dhënë nga Edi Rama kryeministër, porse aid he qeveria e tij do të vihen në provë që në muajtë e parë të qeverisjes.
Redaksia online(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3332
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35