Kriza e çmimeve, BSH për Report Tv: Duhet paketë e dytë për familjet në nevojë! Edhe në 3-mujorin e tretë do rritet inflacioni, do goditet buxheti i familjeve

Që prej datës 1 korrik familjet në vështirësi financiare dhe pensionistët janë pa mbështetje nga qeveria, pavarësisht se jemi në kohë krize inflacioni. Pas përfundimit të paketës së parë ku shteti dha 3 mijë lekë për muajit prill-maj-qershor, për të përballuar çmimet e larta për këto kategori, qeveria nuk miratoi një paketë të dytë, ndërkohë që produktet e shportës po kushtojnë gjithmonë e më shumë. Pikërisht për shkak të inflacionit në rritje, Banka e Shqipërisë thotë për Report TV, që qeveria duhet të miratojë një paketë të re mbështetëse për këto kategori.

“Në gjykimin tonë, qeveria duhet të shikojë përdorimin e hapësirave që ka në buxhetin e shtetit për të ndihmuar ato shtresa të shoqërisë dhe të ekonomisë të cilat janë më në nevojë apo më të goditura nga kriza. Ky proces duhet realizuar pa cenuar parametrat kryesore të qëndrueshmërisë së financave publike”, thotë Banka e Shqipërisë.

Mbështetja duhet miratuar pasi të gjitha parashikimet flasin për rritje të mëtejshme të inflacionit, ndërsa në përgjigje zyrtare për Report TV, Banka qendrore pohon se pritet përkeqësim i gjendjes financiare të familjeve e bizneseve në vend.

“Biznesi dhe familjet shqiptare do të ndikohen negativisht nga rritja e çmimeve, aq më tepër për faktin se kjo rritje e shpejtë çmimesh origjinën në tregun e huaj. Megjithatë, sipas parashikimeve tona, ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet gjatë vitit 2022 dhe kjo do të krijojë premisa për rritje të të ardhurave, rritje të punësimit dhe rritje të pagave. Kjo do të kompensojë në një masë të madhe ndikimin e rritjes së çmimeve në gjendjen financiare të bizneseve dhe familjeve. Sa më sipër, në gjykimin tonë, bilancet financiarë të ekonomisë shqiptare do të vijojnë të mbeten të shëndetshme”, përgjigjet banka.

Banka e Shqipërisë thotë se pavarësisht rritjes së çmimeve pritet që ekonomia të mbetet në trend rritës, edhe pse më poshtë se parashikimet e fillim vitit, por megjithatë të gjitha pritshmëritë janë të rrethuara me pasiguri e që varen nga ecuria e luftës në Ukrainë. Për të mbajtur nën kontroll inflacionin dhe për të garantuar stabilitet në çmime banka qendrore pak ditë më parë rriti për herë të tretë brenda pak muajsh normën bazë të interesit, duke e çuar në 1.75%.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arseni: 07/08/2022 06:05

    Me keqardhje kur ndigjoj emrin Banka e Shqiperise por dhe disa analisteve qe komentojne strategji politike, marr paralajmerimin per ndonje levizje te rradhes nga mafja politike dhe ajo mbeshtetse me kriminel te kohes. Si nuk pame analize konkrete ekonomike, me shifra dhe propozime te nxjerra nga bagazhi aktual shkencor ? Pse nuk publikon Banka fondet dhe menyren e manaxhimit qe populli Shqipetar te duhet te shfrytezoje per rastin konkret te krizes por kethehet ne nje nga instrumentat e orkestres te politikes dhe mafjes shqipetare. Fizikisht ne sfond I vdekur realisht uragan njerzor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale