Hapësira sportive "Minuta Zero" në Report TV diskutoi edhe këtë mbrëmje për Kampionatin Evropian 2024. Nga "Sheshi Skënderbej" foli edhe Beronzhe (në shqip e quajnë Bujar), francezi që prej dhjetë vitesh jeton në vendin tonë dhe kishte një shqipe të kuptueshme. Ai tha se këtë mbrëmje "Gjelat" e Francës do mposhtin Holandën në Leipzig, teksa ka besim që edhe Shqipëria të fitojë me Spanjën. Ndërkohë tifozi francez që bëri edhe 'Shqiponjën' tregoi se para dhjetë vitesh ishte në "Elbasan Arena" dhe bënte tifoz për kuqezinjtë në miqësoren ndaj Francës.
"Kam në gjak Francën dhe Shqipërinë në zemër, Holanda është larg. Shpresoj sot që të ketë një ndeshje të mirë. Nëse Franca luan me Shqipërinë, jam me Shqipërinë. Kam qenë në Elbasan para tetë vitesh në atë ndeshje. Kam më shumë se dhjetë vite këtu dhe ka një zhvillim të madh.
Sot pa Mbappe? Ai është koka e ekipit, kapiteni dhe të gjithë francezët janë me Mbappe. Pas Zidane, ky është më i mirë. Në Francë thonë që duhet të fitojnë. Nuk e di se kush shënon, por fitojmë 2-1.
Shqipëri - Spanjë? Shqipëria sigurisht.
Sa francezë janë sot në Shqipëri? Janë 350, pak. Mund të ketë më shumë sepse kemi edhe një lidhje gjuhësore. Ka shumë investitorë dhe persona që punojnë me kompani të ndryshme", tha ai.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.2%
-
Jo
48.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9290
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreshnik Spahiu në REPORT TV: Personazh i vitit janë ‘Tifozat Kuqezi’! Berisha dhe Rama do shkrijnë çdo parti tjetër më 11 Maj! PD e PS duhet të ishin të jashtëligjshme
29 Dhjetor 2024, 18:51
-
Raporti teknik i UEFA-s për Euro 2024, nga goli rekord i Bajramit te statistikat për çdo ndeshje
27 Shtator 2024, 10:29
-
UEFA pranoi gafën me 'dorën' e Cucurellas, ironizon Toni Kroos: Tani jam unë kampion Evrope?
24 Shtator 2024, 14:27
-
‘Maratonomaku’ Ylber Ramadani! Mesfushori kuqezi ndër lojtarët që ka vrapuar më shumë gjatë Euro 2024
20 Shtator 2024, 10:39
-
E dashura e Yamal kapet ‘mat’ në prehrin e një djali tjetër, sulmuesi i Spanjës i jep fund lidhjes me yllin e TikTok
28 Korrik 2024, 20:50
-
Euro 2024/ UEFA dënon kombëtaren shqiptare pas një muaji, FSHF gjobë të majme! Tifozët 'kushtojnë' 201 mijë e 375 euro
24 Korrik 2024, 19:33
-
SPECIALE/ Europiani i paharruar i shqiptarëve! Pamje, detaje dhe intervista ekskluzive nga Gjermania (VIDEO)
21 Korrik 2024, 08:44
-
Anglia në kërkim të trajnerit, Federata njofton shtatë kushtet që duhet të plotësojë
20 Korrik 2024, 13:12
-
Finalja e Euro 2024, si u shmang sulmi terrorist në Berlin
20 Korrik 2024, 12:32
-
Euro 2024/ Cucurella i Spanjës mban premtimin, lyen flokët me ngjyrë të kuqe
19 Korrik 2024, 12:32
-
Nga hero në tradhtar, baskët kërcënojnë sulmuesin që i dha Spanjës trofeun e Euro 2024! E ëma s'largohet dot nga shtëpia
18 Korrik 2024, 10:50
-
Euro 2024/ Barazimi 2-2 i Kombëtares kundër Kroacisë, UEFA e përzgjedh si një nga ndeshjet më të mira
18 Korrik 2024, 09:42
Thjesht kompliment!E di se duam pak të na bëjnë qejfin!
Përgjigju