Prej 13 ditësh, ish-kryeministri socialist Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë në gjendje të rënduar shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator.
Këtë të martë, Report TV mëson se, gjendja e ish-kryeministrin nuk ka asnjë përmirësim, por as nuk është përkeqësuar. Ditën e djeshme, lideri historik i socialistëve pësoi një tjetër arrest kardiak.
Ditën e djeshme, sipas deklaratës së spitalit privat, lideri historik i socialistëve pësoi një tjetër arrest kardiak dhe pas tij ai nuk ishte më koishient, gjendje neurologjike e cila mbetet e tillë, stabël edhe sot. Prej kohësh, lideri historik i PS vuan nga një problem kronik respirator, që njihet edhe si SPOK.
Fatos Nano, 73 vjeç është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish Partisë së punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën shqiptare.
Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, kohë kur u shkëput nga politika. Një përpjekje e tij e mëvonshme për postin e kreut të shtetit, nuk u mbështet nga Partia socialiste, drejtimin e së cilës e kishte marrë Edi Rama. Gjatë viteve të angazhimit në politikë, që nga viti 1991, ai shërbeu 4 herë si kryeministër i vendit.
Komente










Zoti e ndihmofte
PërgjigjuSherim te shpejt zotit nano
PërgjigjuShpetoi zagari..
Përgjigju