Prej 2 ditësh ishin në errësirë totale, rikthehet energjia në Pogradec

Prej 2 ditësh ishin në errësirë totale, rikthehet energjia në Pogradec

Foto ilustruese

Pas dy ditësh errësirë totale, është rikthyer energjia në Pogradec. Kanë qenë gjithsej 14 fshatra në njësinë Proptisht dhe Velcan të cilët kanë pasur mungesë të energjisë elektrike për shkak të një dëmtimi të shkaktuar në linjën e Prrenjasit.

Sipas informacioneve nga bashkia energjia është rikthyer pas një pune 2 ditore nga grupet e OSHE të cilët bënë të mundur riparimin e dëmit.

Situata për banorët e këtyre fshatrave  gjatë këtyre dy ditëve ka qenë shumë e vështirë jo vetëm për familjet por edhe bizneset pasi me rritjen e temperaturave e kanë patur të pamundur të ruajnë ushqimet apo mallin në kushte frigoriferike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh

“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh