Prej 22 orësh një pjesë e zonës industriale në autostradë nga Qafa e Kasharit deri në Vorë ka mbetur pa energji elektrike. Shkak është bërë këputja e një kabulli elektrik nga një kompani private që po kryente punime aty pranë.
Në këtë zonë ndodhet pjesa më e madhe e bizneseve, një pjesë e të cilëve nuk kanë punuar për shkak të mungesës së energjisë. Njëri prej pronarëve të bizneseve ngre shqetësimin në Report TV duke thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë që të mos ketë drita kaq gjatë. Kjo situatë u ka krijuar shumë probleme.
"Nuk ka energji elektrike, s'ka pasur gjatë gjithë ditës. 20 klv ska drita. Shkak është bërë këputja e një kabulli nga një kompani që po kryente punime. Zona nga Qafa e Kasharit që mbreme ne oren 24:00 jemi pa drita. Ka pasur ndonje avari, është e çuditshme sepse është hera e parë që s'ka kaq gjatë drita. 1 orë ose 2 orë është normale po kaq shumë ska ndodhur kurrë. Kjo zonë është gjithë biznese dhe të gjitha kanë pasur probleme. Teknologjia spunon me rrymë alternative. Nuk funksionojnë me energji alternative duan rrymë të vazhduar, skemi punuar 20 prej 20 orësh", tha ai.
Report Tv ka kontaktuar me përfaqësues të OSHEE të cilët thanë se kishte mbetur edhe një orë punime që të rikthehet energjia elektrike. Dhe në fakt ashtu ndodhi, pas një ore në këtë zonë u rikthyer energjia. Në momentin që është konstatuar problemi me energjinë elektrike, OSHEE bën me dije se është gjendur një ekskavator në vendin ku është këputur kabulli. Drejtuesi e ka braktisur ekskavatorin ndërkohë që ende nuk dihet se cilës firmë i përket. Kabulli i prishur është rregulluar por ka pasur djegie në zona të tjera, prandaj është vonuar rikthimi i energjisë.
"Kanë mbetur dhe 1 orë punime që të rikthehet energjia. Në momentin që kemi konstatuar stakimin e energjisë dhe aty është gjendur nje ekskavator i braktisur, skishte njeri aty. Pasi ka bërë dëmin ka ikur drejtuesi i ekskavatorit. Në vendngjarje ky elskavator ka qenë i braktisur dhe po mbahet ende aty. Tashmë po merret policia me këtë gjë. Pasi kemi rregulluar energjinë elektrike, po ky kabull që është lidhur, por ka patur djegie ne nje vend tjeter prandaj dhe eshte zgjatur koha e riparimit. Dritat kanë ardhur për një pjesë të banorëve kanë ikur për një zonë tjetër. Ne jemi gjithë kohës në terren", thuhet në prononcimin e OSHEE.
Ja pra që duhet gjykatë e re!! Të gjithë firmat padi në gjykatë dhe kompania që ka eskavatorin paguan dëmin e shkaktuar! Rezultati, asnjë eskavator nuk gërmon më si në mall të huaj!!
Përgjigju