Nga dëshira e madhe për të pasur një vajzë çifti brazilian tashmë ka bërë një “skuadër futbolli”, me djalin më të madh 18-vjeç e deri tek më i vogli që është disa muajsh.
Irineu është shprehur: “Kur Jucucleide mbeti shtatzënë për herë të parë ne ramë dakord që emrat e vajzave t’i zgjidhte ajo, ndërsa të djemve unë.
“Bashkëshorti im ka bërë skuadrën e tij të futbollit dhe shpresoj që në rastin tjetër të mund t’i jap më në fund kartonin e kuq për t’i thënë mjaft”, ka thënë Jucicleide.
Babai i fëmijëve është shprehur se të gjithë futbollisëve të famshëm u fillon emri me R, prandaj vendosi se më atë shkronjë do të fillonte edhe emri i djemve të tij.
Ata kanë të gjitha emra të futbollistëve të njohur si Rivaldo, Ruan, Ramon, Rincon dhe Riquelme.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com