Pas 6 ditësh i shtruar në shërbimin e Kardiologjisë në QSUT ku po trajtohej nga problemet e zemrës (Sindromë Koronare Akute) aktori i njohur Mehdi Malkaj ka lënë këtë të premte ambientet e spitalit. Burime brenda QSUT thanë për Report Tv se gjendja shëndetësore e aktorit është shumë e mirë.
Në 3 Gusht, aktori ndjeu shqetësime shëndetësore në krahun e majtë, gjatë kohës që po vizitonte në spitalin e Traumës një të afërm, nga ku mori edhe ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas u përcoll me ambulancë për trajtim të specializuar nga mjekët kardiolog në QSUT.
Aktori Malkaj njihet për role të spikatura si ai i Xha Brahos ne telekomedinë “Gjuetia e fundit” në fundvitin 1992. Me 1 janar 1993 papritmas të gjithë flasin për këtë personazh që mbante psikologjinë e një populli si barrë në kurriz, por aktori që e luante me aq mjeshtri nuk njihej.
Që nga ai moment të gjithë e njohin atë si “Xha Braho” dhe pak e pershendesin në emër. Në teatër do ta gjejmë në disa role si p.sh në rolin e Babait në dramën “Babai” e Ruzhdi Pulahës, në rolin e Shëvalit në komedinë e “Darka e të marrëve” e Veberit, në rolin e Shmalcit në dramën “Franku i V-të” e Fridrih Dyrrenmatit ; “Ne katin e dytë është parajsa”; “Nderi i kombit”; “Gomone”; “Darka e gabuar” etj.
Në kinematografi dhe telekomedi gjithashtu ai ka interpretuar në shumë role. Roli i tij i parë do të jetë ai i Milo budallait në filmin “Përrallë nga e kaluara” në vitin 1987. Ndërkaq ka edhe role të tjera në shumë filma si roli i pijanecit në filmin “Jeta në duart e tjetrit” në vitin 1990, roli i babait të Lolos në filmin “Shpella e piratëve në vitin 1991 etj Pa harruar ato ne telekomeditë dhe skeçet ku padyshim me I suksesshmi mbetet Xha Braho.
M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
15.6%
-
Jo
75.8%
-
Nuk kam mendim
8.6%
Vota total: 1080
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpallet lista me kandidatët e kualifikuar për zhvillimin e intervistës për drejtues të shërbimit në qendrën spitalore universitare ‘Nënë Tereza’
3 Prill, 22:06
-
I burgosuri ndërron jetë në QSUT, shkak i vdekjes embolia pulmonare
3 Prill, 15:18
-
Ndërprerja e përmuajshme e analizave pas datës 20 në QSUT, Spahia kërkon interpelancë me ministren Sala: Çdo orë vonesë është dënim me vdekje!
31 Mars, 11:38
-
Tring për fëmijët dhe komunitetin/ Platforma dhuron dekorderë falas për repartin e Onkohematologjisë pediatrike
26 Mars, 17:42
-
Koncesionari në QSUT nuk ofron analiza pas datës 20 të çdo muaji, reagon Xhixho: Situatë skandaloze, shëndeti i qytetarëve varet nga një datë në kalendar
26 Mars, 15:57
-
QSUT, koncesionari s’ofron analiza pas datës 20 të çdo muaji, ministrja Sala e pranon: E zgjidhim brenda vitit
26 Mars, 14:55
-
Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, Sala: Askush të mos mbetet pa ilaçe, s’ka shtrenjtim! Pacientët pa analiza në QSUT? Zgjidhje brenda vitit
26 Mars, 13:30
-
Vizita në Tiranë e ambasadores së SHBA-ve në Athinë, Kathimerini: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht
20 Mars, 08:18
-
Provë klinike me atropinë për ngadalësimin e miopisë tek moshat 3-18 vjeç, mjekja e QSUT-së: U bëjmë apel okulistëve të rretheve t'i adresojnë te ne fëmijët
19 Mars, 12:57
-
Trupi i foshnjës 2-muajshe dërgohet pranë familjes në Korçë, përcillet për në banesën e fundit
17 Mars, 13:25
-
Fëmijët me probleme kardiake, mjeku: Në Kardiokirurgjinë Pediatrike në QSUT janë operuar 1300 foshnja, është një ndërhyrje që kryhet një herë në jetë
17 Mars, 11:56
-
Maliq/ Humbën foshnjën 2-muajshe, familjarët apelojnë për ndihmë: Na ktheni trupin se nuk kemi lekë ta marrim nga QSUT (VIDEO)
16 Mars, 15:02
Ky ndyrësira ska lënë gjë pa thënë për mjekësinë këta dalin në foto me të...pse se latë shkoi në p....të sëmes halen e ndyrë.
Përgjigjumerrni edhe drejtoreshen e spitalit dhe ministren dhe rreshtoini aty se duket sikur ka erdhur vete Trampi :))))
PërgjigjuE fortë kjo. Atë mendova dhe unë. Sikur ka shkuar Xhim Kerri. Një copë aktoruci i PDhit është.
Teta Lili me te vertete e ke ,qe nuk kerkojne para doktoret ????Po gjithe ai skandal te spitali onkollogjikut per cfare ishte????
PërgjigjuJe qenie njerezore dhe te takon kujdesi.Te keqen e ke tek gjuha e gjate.
PërgjigjuZoti Malkaj! falë mjekëve dhe përkujdesjes së stafit të QSUTsë ti shërove, dhe dëshiroj që të jeshë mirë me shendet,zoti Malkaj! Doktorët apo infermieret a të kërkuan para,dhe ilaçet a ishin të skaduara,siç e përmendë ti në gjdo protestë të PDsë?
Përgjigju