Prej ditësh bojkot i përgjithshëm i avokatëve, Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ: Nuk ka negociata, sugjerimet e tyre janë marrë parasysh

Në ditën e gjashtë së grevës së përgjithshme për masat e sigurisë dhe bojkotit pa afat të seancave të tjera nga ana e Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, Report Tv mëson se as Ministria e Drejtësisë dhe as Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk e kanë pranuar kërkuar për negociata për ndryshimin e Hartës Gjyqësore.

Sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor avokatët kanë qenë pjesë e tryezave konsultative dhe disa prej sugjerimeve të tyre janë marrë në konsideratë. Pritet që brenda pak ditëve Ministria e Drejtësisë ta dërgojë draftin e hartës në Këshillin e Ministrave, i cili merr vendimin përfundimtar. Avokatet ditën e hëne kanë një mbledhje mes tyre për ecurinë e bojkotit i cili deri me tani është thyer sa i përket masave të sigurisë dhe s’është respektuar në asnjë gjykatë.

Kujtojmë se më herët lidhur me bojkotin e avokatëve ka pasur një reagim edhe nga qeveria. Vetë kryeministri Edi Rama tha se harta gjyqësore nuk ka për të ndryshuar duke thënë se bojkoti është i pavlerë. Mirëpo në përgjigje të kësaj deklarate, kreu i Dhomës së Avokatisë Kombëtare, Maks Haxhia tha se nuk kërkojnë nga qeveria, por KLGJ, duke thënë se ka mundësi për zgjidhje.

Pak ditë më parë ishte Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroi i Përgjithshëm dhanë pëlqimin e tyre për këtë hartë ndërsa e argumentuan atë si më të përshtatshmen në situatën aktuale ku ndodhen gjykatat dhe prokuroritë. Ndërsa në një reagim për Report Tv ministri Ulsi Manja pak ditë më parë tha se avokatët do duhet ta kundërshtojnë hartën në gjykatë nëse s’janë dakord me të. Pro hartës kanë dalë edhe gjyqtarët të cilët nëpërmjet shoqatës së tyre dhanë pëlqimin për miratimin e saj.

Report Tv ka mësuar se kjo hartë do të dërgohet në qeveri e cila nëpërmjet një vendimi do të miratojë propozimin e këshillit të lartë gjyqësor. Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 05/07/2022 12:46

    E si ti marre parasysh kur vete kryepyka shprehet se ja ta bejne dhembin, skicen qe kam bere nuk e negocioj! Dava plehre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur