Një 41-vjeçar ka denoncuar në policinë e Pogradecit zhdukjen e djalit të tij 15-vjeçar.
Babai i të miturit ka deklaruar se i biri është larguar nga shtëpia e tyre në Çërnavë që prej datës 21 dhe se nuk ka asnjë të dhënë për vendodhjen e tij.
Sakaq, grupi hetimor ka nisur punën për gjetjen e 15-vjeçarit.
“Në Komisariatin e Policisë Pogradec ka kallëzuar shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në Çëravë, se më datën 21.09.2025, është larguar nga banesa, djali i tij 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.
Komente







