Ish krerët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi prej dy vitesh po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Gjykimi i tyre i stërzgjatur pritet të rifillojë në muajin Mars kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, pritet të kenë një përballje të fortë e të gjatë me prokurorë dhe gjykatës të Dhomave të Specializuara.
Artan Qerkini, një prej avokatëve të mbrojtjes, ka thënë për mediat e Kosovës se pavarësisht se për këtë çështje janë 46 mijë faqe dokumentesh dhe më shumë se 40 dëshmitarë, gjykimi ka gjasa që të nisë më shpejt.

B.V/Shqiptarja.com“Po shpresoj se kjo zvarritje e procedureave do të kompensohet me një efikasitet të procedurës nga ana e trupit gjykues. Në këtë drejtim, trupi gjykues veçse e ka nxjerrë një draft urdhur të procedurave dhe i ka dhënë mundësi mbrojtjes”- tha avokati për mediat e Kosovës.
Komente

