Prekaz, Shpëtim Idrizi homazhe në 
kompleksin memorial “Adem Jashari”

Prekaz, Shpëtim Idrizi homazhe në <br />kompleksin memorial “Adem Jashari”
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, ndodhet sot në Prekaz për të bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, me rastin e 19-vjetorit të rënies së komandatit legjendar dhe familjes së tij.

Në krye të një delegacioni nga Shqipëria, i shoqëruar nga Abaz Hado, kryetar i shoqatës “Çamëria”, Shpëtim Idrizi është bashkuar me Nexhmi Muqiqin, kryetar i Shoqatës “Çamëria” në Kosovë dhe bashkë me kryetarët e degëve nga të gjitha trojet shqptare, për të bërë homazhe në memorialin e familjes Jashari.

Më pas delegacioni shkoi për vizitë në kullën e Jasharëve.

Kam ardhur dhe do të vi gjithmonë në respekt të veprës madhështore të heronjve të gjithë kombit shqiptar. Ndjehem mirë që gjithmonë jam i mikpritur si një bir çamërie, sepse zemra na rreh njëlloj, si mbarë shqiptarëve në të gjithë trevat shqiptare”, - tha Idrizi.

Pëfaqësuesi i Familjes Jashari falenderoi Kryetarin e PDIU-së duke shprehur kënaqësinë që sot kishte një pjesë të çamërisë. Ai shprehu mirënjohjen dhe theksoi se shqiptarët më shumë se kurrë duhet të jenë bashkë.

Përfaqësuesit të familjes Jashari iu dorëzua kostumi i trevave të çamërisë si edhe madalioni i mirënjohjes për familjen Jashari nga Shoqata "Çamëria".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë